SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa Hadithe mbi MORALIN !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

20032010
MesazhDisa Hadithe mbi MORALIN !

1. Nxitja për turpin,tregimi i mirësive të tij dhe të frikësuarit nga imoraliteti dhe paturpësia.

2625. 1-(I saktë) Transmetohet nga ibni Umer(Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se i Dërguari i Allahut kaloi njëherë pranë një ensariu i cili po qortonte vëllaun e tij për turpin, atëherë profeti(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i tha:
“Lëre se turpi është prej imanit”

2626. 2-(I saktë) Transmetohet nga Imran bin Husejn(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:Ka thënë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Turpi nuk vjen veçse me të mirë”
Ndërsa në një transmetim të Muslimit thuhet:
“Turpi është i gjithi hajr”

2627. 3-(I saktë)Transmetohet nga Ebi Hurejrete(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)Ka thënë:
“Imani është shtatëdhjetë e sa degë ose gjashtëdhjetë e sa degë.Më e mira është fjala La ilahe il-lall-llah,ndërsa më e ulta është largimi i pengesës nga rruga dhe turpi është degë prej imanit”

2628. 4-(I saktë e i mirë) Transmetohet nga Ebi Hurejra gjithashtu se ka thënë:Ka thënë i dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Turpi është prej imanit dhe imani është në xhenet,ndërsa gojëfëlliqësia është prej ashpërsisë e ashpërsia është në zjarr”

2629. 5-(Sahih) Transmetohet nga Ebi Umameh(Allahu qoftë i kënaqur me të!)se ka thënë:Ka thënë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Turpi dhe fjalët e pakta janë degë prej imanit ndërsa gojëfëlliqësia dhe flalët e shumta janë degë të hipokrizisë”

2630. 6-(I saktë me anë të transmetimeve tjera) Transmetohet nga Kurre bin Ijas(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:Ishim me të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe u përmend në prani të tij turpi,thanë i Dërguari i Allahut,turpi është prej fesë,I dërguari i Allahut tha:
”Ai madje është e gjithë feja”
-pastaj shtoi duke thënë-
”Turpi,modestia,fjalët e pakta të gjuhës dhe vetpërmbajtja janë prej imanit;ato shtohen në jetën tjetër dhe pakësohen prej dynjasë,ajo çfarë shtohet në jetën tjetër është më shumë se ajo që pakësohet nga dynjaja,ndërsa kopracia,ngathtësia dhe gojëfëlliqësia janë prej hipokrizisë;ato shtohen në dynja dhe pakësohen prej jetës tjetër,ajo çfarë pakësohet prej jetës tjetër është më shumë se ajo që shtohet në dynja”

2631. 7-(I mirë me anë të transm.tjera) Transm.nga Aisheja(Allahu qoftë i kënaqur me të!)se ka thënë:I ka thënë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) :
”Po të ishte turpi burrë do të ishte burrë i mirë dhe po të ishte fëlliqësia burrë do të ishte burrë i keq”

2632. 8-(I saktë nga transm. Të tjera) Transmetohet nga Zejd bin Talha bin Rukaneh se i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Çdo fe ka moralin e vet dhe morali i Islamit është turpi”

2633. 9- (I saktë) Transmetohet nga Enesi(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:Ka thënë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
” Paturpësia nuk gjendet në diçka ,veçse e shëmton atë dhe nuk gjendet turpi në diçka,veçse e zbukuron atë”

2635. 10-(I saktë) Transm. Nga Ibni Umer(Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se ka thënë:Ka thënë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Turpi dhe imani janë shokë të ngushtë,kur të ngrihet njëri,ngrihet dhe tjetri”

2636. 11- (I mirë nga transm.të tjera) Transm.nga Abdullah ibni Mes`ud(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:Ka thënë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Turpërohuni para Allahut me turp të vërtetë”-thotë(transmetuesi)-I thamë:O i Dërguari i Allahut ne kemi turp prej Allahut,elhamdu lil-lah-Tha:
“Nuk është ai,por turpërimi prej Allahut me turp të vërtetë është të ruash kokën dhe çfarë përmban ajo,të ruash barkun dhe çfarë mbështjell ai,të përmendësh vdekjen dhe prishjen e ai që don jetën tjetër(ahiretin) i len stolitë e dynjasë;ai që i bën këto është turpëruar prej Allahut me turp të vërtetë

2-(Dëshirueshmëria e moralit të mirë dhe frikësimi nga morali i keq dhe nënçmimi i tij)

2639. 1-(I saktë) Transm.nga En-Nuvas bin Sem`aan(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:E kam pyetur të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) për mirësinë dhe për mëkatin,e ai më tha:
“Mirësia është morali i mirë,ndërsa mëkati është ai çfarë të mbështillet në gjoksin tënd dhe e urren ta marrin vesh njerëzit”

2643. 2-(I saktë) Transm.nga Abdullah bin Amru bin El-As(Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se ka thënë:I Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nuk ishte i fëlliqur dhe përhapës i fëlliqësisë,ai thoshte:
“Më i miri prej jush është ai që ka moralin më të mirë”

2644. 3-(I saktë) Transm.nga Ebi Derda(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se I Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Nuk ka gjë më të rëndë në peshojën e veprave të besimtarit ditën e kijametit se sa morali i mirë,ndërsa Allahu e urren të paturpshmin gojëfëlliqur”
(I saktë) dhe Tirmidhiu shton në një transmetim të tij:
“Zotëruesi i moralit të mirë arrin me të gradën e agjëruesit dhe namazfalësit”

E transmeton me këtë shtesë El-Bezzar me një zinxhir transm.të mirë pa përmendur në të të “paturpshmin gojëfëlliqur”
(I saktë) E transmeton Ebu Davuud të shkurtuar ku thotë:
“Nuk ka gjë më të rëndë në peshojë se sa morali i mirë”

2645. 4-(I mirë) Transm.nga Ebu Hurejrete(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:U pyet i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) për atë që më së shumti i fut njerëzit në xhenet,tha:
“Devotshmëria ndaj Allahut(takua)dhe morali i mirë”
dhe u pyet për atë që më së shumti i fut njerëzit në zjarr,tha:
“Goja dhe organi gjenital”

2643. 5-(I saktë) Transm.nga ajo(Aisheja) se ka thënë:E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:
“Besimtari arrin me moralin e tij të mirë gradën e agjëruesit që falet natën”

(I mirë sipas transm. Të tjera) E transm.Taberaniu nga hadithi i Ebii Umameh,veçse ka thënë në të:
“Burri arrin me moralin e tij të mirë gradën e atij që falet natën dhe të eturit në ditët më të nxehta”

2644. 6-(I saktë) Transm.nga Ebi Hurejrete(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:Ka thënë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Allahu e bën robin të arrijë me moralin e mirë gradën e agjërimit dhe namazit”

2645. 7-(I mirë e i saktë) E transm.Ebu Ja`la nga hadithi i Enesit dhe shton në fillim të tij:
“Besimtari me imanë më të plotë është ai që ka moralin më të mirë prej tyre”


2647. 8-(I saktë) Transm.nga Abdullah bin Amru(Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se ka thënë:E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:
“Muslimani i ekuilibruar arrin gradën e agjërusit që falet natën me ajetet e Allahut prej moralit të tij të mirë dhe natyrës së tij bujare”


2648. 9-(I mirë) Transm.nga Ebi Umameh(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:Ka thënë i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Unë jam garantues për një shtëpi në periferi të xhenetit për atë që len polemikën edhe nëse ka të drejtë,për një shtëpi në mes të xhenetit për atë që e len gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka dhe për një shtëpi në xhenetin më të lartë për atë që përmirëson moralin e tij”

2649. 10-(I saktë) Transm.nga Abdullah bin Amr(Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:
“A doni t`ju njoftoj për më të dashurin prej jush tek unë dhe më të afërmin prej meje në ndenjë ditën e Kijametit”

E përsërit këtë dy-tri herë.Thanë- po o i Dërguari i Allahut-Tha:”
“Ai me moral më të mirë prej jush”


2649. 11-[I saktë nga tjerët] Tr.nga Ebi Hurejrete r.a se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
«A t`ju njoftoj për më të mirin prej jush?
Thanë:Po O i derguari i Allahut! Tha:
“Ai që ka jetë më të gjatë dhe moral më të mirë prej jush”


2650. 12-(I saktë)Transm. Usameh bin Shurejk r.a se ka thënë:
Ishim të ulur tek pejgamberi s.a.v sikur të kishim shpend mbi kokë,asnjë nga ne nuk fliste,kur erdhën disa njerëz dhe thanë:Kush janë robërit më të dashur të Allahut?Profeti tha:
“Ata që kanë moralin më të mirë”


2651. 13-(I mirë)Transm nga Abdullah bin Amr bin El-As r.a se Muadh ibni Xhebel kur deshi të udhëtojë i tha pejgamberit s.a.v :O pejgamber i Allahut më këshillo! Profeti tha:
“Adhuro Allahun,mos i bëj Atij asnjë shok në adhurim”
Tha:O profet i Allahut më shto nga këshillat! Profeti i tha:”
“Kur të gabosh pasoje me të mirë”Tha:O pejgamber i Allahut më shto më shumë.Tha:
“Bëhu i qëndrueshëm në rrugën e drejtë dhe përmirësoje moralin tënd”


2652. 14-(I mirë nga transmetime të tjera)Transmetohet nga Ebi Dherr se ka thënë:Ka thënë i dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!):
“Friksoju Allahut kudo që të jesh,ndiqe të keqen me të mirë që ta fshijë atë dhe me njerëzit sillu me moral të mirë”


2653. 15-(I saktë sipas transm.të tjera)Transm.nga Umejr bin Katadeh r.a se:Një burrë tha:O i derguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!),kush është namazi më i mirë?Tha:
“Namazi me qëndrim më të gjatë në këmbë”Tha:Cila është sadekaja më e mirë?Tha:
“Shpenzimi i atij që posedon pak” Tha:Cili besimtar ka imanin më të plotë?Tha:
“Ai me moralin më të mirë prej tyre”


2654. 16-(I saktë)Transmetohet nga Aisheja(Allahu qoftë i kënaqur me të!)se ka thënë:I dërguari i Allahut thoshte:
“O Allah më zbukuro moralin tim ashtu siç më ke zbukuruar krijimin tim”

2655. 17-(I mirë nga transm.tjera) Transmetohet nga Ebi Hurejrete(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:I dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Më të dashurit prej jush tek unë janë; ata me moral më të mirë,zemërbutët,të cilët janë të shoqërueshëm ndërsa më të urrejturit tek unë janë;ata që merren me thashetheme,që përçajnë e ndajnë të dashurit mes vete dhe ata që ju mveshin faje të pafajshmëve”


2656. 18-(I mirë e i saktë) Transmeton Ebu Hurejrete(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Besimtarët me imanë më të plotë janë ata me moral më të mirë dhe më të zgjedhurit prej jush janë ata më të mirët në familjet e tyre”


2657. 19-(I mirë nga të tjerët) Transmetohet nga Ebi Hurejrete se i dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)ka thënë:
“Ju nuk mund t`i mbuloni të gjithë njerëzit me pasuritë tuaja por i mbuloni me fytyrat tuaja të çelura dhe me moralin tuaj të mirë”


2658. 20-(I saktë nga të tjerët) Transmetohet nga Ebi Thealebeh El-Hashimij(Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)ka thënë:
“Më të dashurit dhe më të afërmit tek unë në Akhiret janë ata me moral të mirë dhe më të urryerit dhe më larg meje në Akhiret janë ata me moral të keq;llafazanët,ata që flasin me mendjemadhësi dhe me gojën plot për tu lavdëruar”"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Disa Hadithe mbi MORALIN ! :: Komentet

No Comment.
 

Disa Hadithe mbi MORALIN !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: