SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndëshkimi i bletës së dehur – dëshmi Kur’anore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
administrator
administrator


Numri i postimeve : 82
Points : 243
Join date : 25/06/2009
Location : zakonisht swidin.top-forum.net

29062009
MesazhNdëshkimi i bletës së dehur – dëshmi Kur’anore

Sa here që thellohemi në librin e Allahut të Madhëruar, besimi ynë shtohet dhe forcohet, e krahas tij, edhe dashuria jone për këtë fe të pastër. Arsyeja e kësaj mbështetet në faktet e shumta shkencore me të cilat shndrit ky Kur’an Madhështor dhe të cilat për çdo ditë, si margaritarë të çmuar, zbulohen e vërtetohen nga shkencëtarë të ndryshëm. Kjo, normalisht, na bënë krenar me përkatësinë fetare që kemi.

Nga çudirat e bletës është edhe ajo që shkencëtaret e quajnë “Fenomeni i dehjes tek Bleta”. Disa bletë gjatë thithjes së nektarit të luleve hasin edhe në disa lëndë dehëse si Etanoli, e cila gjendet në disa fruta të pjekur në natyrë. Bleta me gjuhen e saj thith diç nga ky element dhe mu ashtu siç dehet njeriu, dehet edhe ajo, madje ndodhë të jetë nën ndikimin e asaj lënde plot 48 orë. Gjestet e saj pas konsumimit janë identike me ato të një njeriu të dehur; ajo bëhet armiqësore, e vrazhdë dhe agresive. Ajo mund prish mjaltin duke hedhur këtë lëndë në të, që shpie në helmimin e tij.
Problematika lind këtu. Allahu i Madhëruar e përshkruan mjaltin si shërues megjithëqë ne mësuam se ajo prishet:

...Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz...”. En Nahl, 69.

Atëherë çfarë e bën mjaltin të mbrojtur dhe të pastër?
Logjikisht, nëse kihet parasysh mëshira e Allahut të Madhëruar shprehet në faktin që mjaltin e bëri shërim, duhet që t’i ketë bërë edhe mjete mbrojtëse, gjë kjo që shtyri shkencëtarët në studime konkrete për 30 vite me radhë.
Gjatë këtyre studimeve bleta ishte nën vëzhgim të rreptë dhe pas një kohe të gjatë vërejtën se në çdo zgjua të bletës ka bletë tjera që janë sikur një pjesë alarmuese dhe të cilat ndiejnë erën e bletës së dehur të cilën e luftojnë dhe e largojnë nga zgjoi.

Ta meditojmë bashkërisht urtësinë me të cilën disponon bota e bletëve. Ato jo vetëm që nuk pranojnë në shoqërinë e tyre një bletë të tillë, por edhe e përzurin dhe ndëshkojnë, ndaj, me plot keqardhje duhet shtruar pyetjen: A nuk janë bletët më të mençura se shumë njerëz?!

Bletët që identifikohen me këtë gjest, fitojnë një imazh të keq në shoqëri megjithëqë prapë, pas kthjelljes totale dhe pastrimit të plotë nga ajo lëndë, i lejohet të hyjë në zgjua.

Bletët për të mbajtur gjendjen nën kontroll dhe për të pastruar zgjoin prej shembujve të kësaj blete të dehur, vendosin “bee bouncers”, ose thënë, pakëz si humor me këtë gjuhën e sodit, “Bodigarda” të zgjoit. Nëse ajo insiston tek vendi i mbledhjes së mjaltit, atëherë detyra e bletëve mbrojtëse është që t’ia thyejnë këmbët për të parandaluar kështu rimarrjen e kësaj lënde dehëse.

Allahu i Madhëruar pajisi bletët me aparaturë nëpërmjet së cilës arrijnë të dallojnë bletën e dehur dhe ta largojnë menjëherë nga zgjoi për të mos ardhur deri tek prishja e mjaltit. Bletët madje kanë ligje të prera për ndëshkimin e bletëve të dehura duke filluar nga largimi e deri tek thyerja e këmbëve.
I madhëruar qofsh o Allah! A edhe bletët po refuzuakan alkoolin?
Tashmë, si zakonisht kur të shohim këto fenomene, shtrojmë pyetjen normale: Kush ia mësoi bletës ketë sjellje?Thotë Allahu i Madhëruar:

..."Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?”. Taha, 50.

Këtu hasim në legjislacion perfekt. Ndoshta ata kundërshtarët e ligjeve të Islamit që ndalojnë lëndët dehëse dhe urdhërojnë ndëshkimin e alkoolistit, do të kthjellen nga dehja e tyre shpirtërore dhe duke rivlerësuar pozitën e tyre prej qenie me intelekt, do ta pyesin vetveten: Po a nuk duhet ne më shumë se sa bleta ta përfillim këtë ligj?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ndëshkimi i bletës së dehur – dëshmi Kur’anore :: Komentet

No Comment.
 

Ndëshkimi i bletës së dehur – dëshmi Kur’anore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: