SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bazat e imanit....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

20032010
MesazhBazat e imanit....

Allahu s.v.t thotë:{Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaj kah lindja ose perendimi, por mirë si e vërtet është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e falë namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit}. El-Bekare 177 Transmetohet nga Umer ibn Hattabi r.a se ka thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i Allahu [salallahu alejhi ve selem] kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ul pranë Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qa’benë, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the”. Ne u çuditëm: Po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: “Më trego ç’është Imani? (Pejgamberi) Tha: “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat eTij, të dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes”. Tha: “Të vërtetën e the”. Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty”. Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, Dita e shkatërimit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet”. Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pejgamberi) Tha: “Kur robëresha t’i i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zheshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e gadinave të mëdha”. Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë”. Tha: “Vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj”.

Shpjegim:

Imani i ka gjashtë baza mbi të cilat ngrihet e që xhibrili e pyeti të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] për t’i ditur ummeti e t’i mësojnë.

Dobitë:

-Imani ka gjashtë shtylla nuk ngrihet vetëmse me to. -Këto shtylla janë:besimi në Allahun, Melekët, Libërat e Tij, të Dërguarit e Tij, në ditën e gjykimit dhe në atë që e ka caktuar Allahu. -Kush mohon diçka nga këto baza është mosbesimtarë.



"Ti tregojmë botës se All-llahu është krijuesi jonë"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Bazat e imanit.... :: Komentet

No Comment.
 

Bazat e imanit....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: