SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vëllazëria Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

20032010
MesazhVëllazëria Islame

Sa e mrekullueshme: të mos ndiesh frikë nga padrejtësia, tradhtia e xhelozia!


“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër” – [Kur’an, 49:10]


Vëllezërit muslimanë nuk i drejtohen të tjerëve për çështjet e tyre. Janë të respektuar, të dashur dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Lidhja vëllazërore, për hir të bindjes dhe besimit në Allahun e Madhërishëm dhe dashurisë ndaj Tij, është lidhje që nuk mund të shkëputet. Vëllezër në bindje. E bindja triumfon mbi gjithçka. Nuk lëkundet ajo që shpreh zemra e sinqertë dhe mendja e bindur fort. Sa më e fortë të jetë bindja në Allahun e Madhërishëm, aq më e fortë do jetë edhe dashuria ndaj Tij dhe po aq e fortë do jetë edhe lidhja vëllazërore midis atyre që kanë të njëjtën bindje dhe dashuri ndaj Tij.

Kur’ani sqaron se vëllezër të vërtetë e njerëz të lidhur fort mes vete janë ata që kanë të njëjtat bindje; të njëjtin qëllim.

“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër” – [Kur’an, 49:10]

Ndërkaq, besimtar është ai që do dhe urren atë që do dhe urren Allahu i Madhërishëm. Besimi plotësohet nëse besimtari nuk ia dëshiron vëllait të vet atë që nuk ia dëshiron vetvetes, sepse të gjithë besimtarët muslimanë, parimisht, janë si një trup i vetëm. Kanë një udhëheqës, një drejtim, një rrugë, një cak.

Udhëheqësi është Muhammedi (salAllahu alejhi ve selem), ndërsa drejtimi është Islami, rruga, e mesmja, e caku: të qenët besimtar i denjë e i devotshëm ndaj Allahut të Madhërishëm dhe fitimi i kënaqësisë së Tij.

Ky trup i vetëm, pra, vëllezërit muslimanë, nuk i drejtohen të tjerëve për çështjet e tyre. Janë të respektuar, të dashur dhe ndihmojnë njëri-tjetrin, sepse kanë Allahun e Madhërishëm dhe udhëzimin e Muhammedit (alejhi selam).

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin” - [Kur’an, 9:71]

Këtë lidhje respekti e dashurie nuk mund ta këpusë llojllojshmëria në ngjyrë e gjuhë, e as vend e kombësi. Të gjithë i bën të ndihen një, pasi një Zot kanë – është Allahu i Madhërishëm, një libër kanë – është Kur’ani, dhe një fe kanë – është Islami!

Vallë, a ka ndjenjë më të këndshme se sa ndjenja e të qenët me shumë vëllezër anekënd botës?! Kudo që të jesh në mesin e plot njerëzve muslimanë, do të ndihesh i respektuar, i dashur dhe i sigurt.

Sa e mrekullueshme: të mos ndiesh frikë nga padrejtësia, tradhtia e xhelozia! Pasi të gjithë me zemër, rrugë e qëllim të njësuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Vëllazëria Islame :: Komentet

No Comment.
 

Vëllazëria Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: