SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tregimi i nje vajze nga Shqiperia qe pranoj Islamin.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
administrator
administrator


Numri i postimeve : 82
Points : 243
Join date : 25/06/2009
Location : zakonisht swidin.top-forum.net

29042011
MesazhTregimi i nje vajze nga Shqiperia qe pranoj Islamin.

... guximi qëndron tek e buzëqeshura, atëherë kur zemra qan. N.q.s bota të jep 1000-arsye për të qarë, t'i jepi 1001 arsye për të qeshur, sepse nuk ka natë aq të gjatë e të errët që të ndalojë lindjen e diellit.



Stela Cufaj





Isha vetëm 5-vjeç kur babai im vdiq në një aksident rrugor. U rrita me nënën time ortodokse dhe katër motrat e mia. Që fëmijë ne frekuentonim kishën, e kjo na tërhiqte tej mase. Vitet kalonin, e unë gjithmonë e më shpesh shkoja atje, sepse doja të ndieja praninë e Zotit, kërkoja dashurinë e tij, që të më shëronte plagën e zemrës, plagën e një jetimeje të vogël. Kërkoja Zotin, praninë e tij, çdo natë, çdo sekondë, por nuk e gjeja dot…





Kur mbarova klasën e 8-të, u largova nga Shqipëria për në Kosovë, që të studioja piano. Në atë vend mbizotëronte Islami dhe mua m'u deshën muaj që të gjeja një kishë. Atje shkoja shumë shpesh, madje drejtoja grupin e fëmijëve dhe bëja studim bible. Në shkollë çdo gjë shkonte mirë. Në klasë kisha edhe një shoqe që bënte jetë të ç'thurur, por që ndryshoi totalisht, u kthye në besimtare myslimane, që shpeshherë më dukej më e pastër se qelibari, madje filloi të më kritikonte çdo ditë për veshjen time, që linte për të dëshiruar…





Ditët kalonin dhe në brendësi të shpirtit tim ndieja shumë trishtim, nuk kishte net që s'qaja, ndieja një boshllëk, që s'dija ç'emër t'i vija, thjesht kërkoja praninë e Krijuesit, Zotit të gjithësisë, që shpesh e akuzoja për humbjen e babait tim, doja që atë dhembje dhe atë boshllëk që ndieja të ma plotësonte Ai. Derisa një mëngjes, hap sytë dhe pa vetëdije pëshpërit "ALLAHU XHELESHANUHU". Ishte hera e parë që e thosha këtë fjalë, që kuptimin nuk ia dija, thjesht kisha njohuri që ishte fjalë e myslimanëve. Për këtë e mora veten shumë inat, më dukej sikur kisha bërë një mëkat të madh dhe s'ia tregoja askujt. Gjatë pushimeve të verës kthehesha në Shqipëri.



Atje takoja shokun tim të ngushtë X, që më dashuronte qëkur ishim fëmijë, por që unë s'ndieja gjë për të. Ai ishte ortodoks dhe rridhte nga një familje me traditë të tillë. Por një ditë të bukur vere, tek po dilnim bashkë, ai ndalon dhe më thotë që kishte pranuar Islamin. Unë fillova ta kritikoja, t'i lutesha që të kthehej prapë i krishterë, për hir të dashurisë që ndiente për mua, por ishte e kotë. Në mendjen time thura një sakrificë në emër të fesë, duke i propozuar atij, që do të pranoja të lidhesha me të vetëm n.q.s ai do të kthente prapë fe. Përgjigjja e tij ishte negative. Refuzimi i tij më bëri shumë përshtypje. Ishte e pamundur nga ana ime të konceptoja "JO"-në e tij për hir të fesë islame. Kjo më bëri që të dilja akoma më shpesh me të, e ai çdo minutë më fliste për Islamin, për pastërtinë dhe mrekullinë e tij, por unë vetëm e kundërshtoja, e ofendoja atë fe që rrezatonte në sytë e tij blu. Veshët e mi nuk dëgjonin dot fjalën ALLAH, MUHAMED, edhe pse gjatë gjithë kohës rreth tyre flisnim. Kaluan kohë dhe unë pranova të lidhesha, edhe pse në mendjen time thurja vetëm plane negative. Kur dilja me të, vishja gjërat më ekstravagante, që ai të ndihej keq përpara shokëve të tij myslimanë dhe të mos shkonte në xhami. Kur vinte koha e namazit, mundohesha të dilja xhiro sa më larg, me shpresë që ai të harronte të shkonte në xhami, por në më të shumtën e rasteve plani im dështonte dhe detyrohesha të shkoja me të dhe ta prisja në oborrin e xhamisë. Ndonjëherë hyja dhe i shikoja me kuriozitet tek faleshin. Shpirti im filloi ta admironte mënyrën se si ata adhuronin Zotin.





Dalëngadalë zemra ime po zbutej, po pranonte çdo kusht të fesë islame, por mundohesha ta mposhtja egoizmin me gjithë forcën time. Brenda meje po zhvillohej një luftë, mundohesha ta ruaja me fanatizëm të qenurit e krishterë, por dështoja. Kështu vazhduan gjërat për një kohë të gjatë, derisa një mbrëmje, tek po qëndroja për darkë, tek motra ime e martuar, më zunë sytë një libër që shkruante KURAN. Nuk e di se çfarë pata, por ai libër, që deri dje e urreja, atë natë më tërhoqi si një magnet, si të ishte forca hyjnore që më rrëmbeu. S'e kuptova si e mora në dorë për ta lexuar. Nga sytë e mi filluan të dilnin lot, aq shumë, saqë nuk po kontrolloja dot veten. Zemra sa s'më dilte nga kraharori dhe dridhesha e tëra para fjalëve që lexoja. Atë natë përjetova një mrekulli në shpirtin tim. Gjeta atë që kisha kërkuar për vite me rrallë, praninë e Zotit... Më dukej sikur e kisha kudo rreth meje. Atë natë ndjeva shumë pastërti... thashë edhe shehadetin, që e kisha dëgjuar me qindra herë nga shoku im. Ditën, që u ktheva në Durrës, shkuam bashkë në xhami, por kësaj radhe jo për t'u tallur, jo për ta bërë të ndihej keq, por për të adhuruar Krijuesin e gjithësisë, Allahun. Unë shikoja lëvizjet e të tjerëve dhe veproja në të njëjtën mënyrë, vura ballin dhe hundën time kryelartë në tokë për të adhuruar Zotin dhe s'kishte ndjenjë më të bukur. Me shokun tim bëra fejesën pa dijeninë e familjeve. I fejuari im më bleu dhe rrobat e faljes në Turqi, të cilat i lija në një cep të xhamisë, ku dhe falesha fshehur, pa dijeninë e familjes. Nxirrja një mijë justifikime për të dalë nga shtëpia me pretekstin për të bërë "xhiro". Muajin e Ramazanit e agjëroja fshehur, derisa mami më zbuloi. Ajo kastile nuk gatuante gjatë ditëve që unë agjëroja, madje dhe një e afërme e jona mundohej të më fuste në gojë ushqimet e mia të preferuara. Mami gjatë gjithë kohës ofendonte të fejuarin tim, duke e quajtur atë fajtor për "mëkatin" që kisha bërë. Ambienti në familjen time bëhej i padurueshëm, çdo orë mami shante myslimanët, madje kur dëgjonte lajmet në TV për luftërat që po bëheshin, më zgjonte me nofkën "kamikaze e vogël" dhe më thoshte: "Shiko çfarë bëjnë vëllezërit e tu." Unë i shpjegoja që Islami është paqe dhe besimtarët e vërtetë nuk bëjnë kurrë gjëra të tilla.







Tani gjërat kanë ndryshuar shumë. Gjatë muajit të Ramazanit mami gatuan për mua dhe shoqet e mia që ftoj për iftar. Por prapë dua të them që duhet të kemi kujdes, sepse veprimet tona, të myslimanëve, janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe njerëzit rreth nesh janë në gatishmëri për të na kritikuar edhe për gabimet më të vogla. Lus Allahun që t'ia hapi zemrën çdo qenieje njerëzore, t'i udhëzojë në rrugë të drejtë, ashtu siç bëri me mua. Dhe mos harroni, besimtare dhe besimtarë, që guximi qëndron tek e buzëqeshura, atëherë kur zemra qan. N.q.s bota të jep 1000-arsye për të qarë, t'i jepi 1001 arsye për të qeshur, sepse nuk ka natë aq të gjatë e të errët që të ndalojë lindjen e diellit.

Allahu na bashkoftë të gjithëve në xhenet! Amin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tregimi i nje vajze nga Shqiperia qe pranoj Islamin. :: Komentet

No Comment.
 

Tregimi i nje vajze nga Shqiperia qe pranoj Islamin.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: