SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mos lejoni tju ike Namazi i XHUMAS,pa e fal..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

03042010
MesazhMos lejoni tju ike Namazi i XHUMAS,pa e fal..


All-llahu xh.sh. çdo populli i ka përcaktuar nga një ditë madhështore brenda javës për t’u tubuar, për ta përkujtuar njëri-tjetrin, për të qajtur hallet e njëri-tjetrit, për ta përkujtuar Ditën kur All-llahu xh.sh. gjithë njerëzimin do ta mbledhë në një vend për t’u gjykuar sipas drejtësisë së Tij absolute. Mbasi ne si ummet i Muhammedit a.s. jemi ummeti më i mirë që e ka krijuar Zoti në tokë, është e kuptueshme se neve na takon edhe dita më madhështore e javës e që është dita e xhuma. Për këtë ditë Pejgamberi a.s. thotë: “Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë është krijuar Ademi, në këtë ditë është nxjerrë prej Xhennetit dhe në këtë ditë ka vdekur. Ditën e xhuma do t’i fryhet surit dhe do të ndodhë Kijameti. C,do gjallesë i frikohet ditës së Kijametit ditën e premte prej mëngjesi e deri në mbrëmje, përveç njeriut dhe xhinnëve” ,(Ebu Davudi, Ahmedi).

Një sure e tërë në Kur’an quhet el-Xhumuah (dita e xhuma), e cila e ka kuptimin “dita e tubimit”, ngase në të tubohen e mblidhen besimtarët në xhami për t’iu lutur Zotit të tyre. Në ajetin 9 të kësaj sureje All-llahu xh.sh. thotë: “O ju që keni besuar! Kur të bëhet thirrja për namaz (ezani) ditën e Xhuma, nxitoni te përmendja e All-llahut (dëgjojeni hutben dhe faleni namazin e xhumasë), e lëreni shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse doni ta dini!” E"shtë pra, ditë aq madhështore sa Zoti na urdhëron ta braktisim shitblerjen dhe çdo punë tjetër të kësaj bote e të nxitojmë për në xhami ku do ta dëgjojmë hutben e do ta falim namazin e xhumasë, i cili namaz dyrekatësh është më i vlefshëm edhe se namazi katërrekatësh i drekës së asaj dite.

Pejgamberi a.s. thotë: “Kush merr abdest ashtu si lypet dhe shkon në xhuma, atje hesht dhe me kujdes dëgjon (hutben), atij do t’i falen gjynahet që do t’i bëjë deri në xhumanë e ardhshme”, (Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe). Në një hadith tjetër thuhet: “Kush e lan kokën dhe tërë trupin ditën e xhuma, e pastaj herët niset në këmbë për në namazin e xhumasë duke mos përdorë mjete udhëtimi, pastaj i afrohet imamit dhe e dëgjon me kujdes, për çdo hap që do ta ndërrojë do t’i shënohen sevape sikur të kishte falur namaz (nafile) dhe agjëruar (nafile) një vit të plotë”, (Nesaiu, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxhe).

Dita e xhuma është e bekuar edhe me një çast të rëndësishëm, në të cilin nëse muslimani i drejtohet All-llahut xh.sh. me ndonjë dua e dëshirë, All-llahu vetëm se ia pranon atë e nuk ia kthen prapë. Momentin e saktë se kur është ky çast nuk e tregon Pejgamberi a.s. me qëllim që besimtari gjithë ditën, kudo që të jetë ai, ta kalojë duke iu lutur Zotit. Ai thotë: “Ditën e xhuma ka një moment në të cilin muslimani nëse i lutet Zotit të Madhëruar për diçka, ajo do t’i pranohet”, (Buhariu dhe Muslimi).

Shkuarja në xhami për ta falë namazin e xhumasë shpërblehet me Xhennet, sepse Pejgamberi a.s. thotë: “Kush i bën (këto) pesë gjëra brenda një dite, All-llahu do ta regjistrojë në mesin e xhennetlinjve: kush e viziton një të sëmurë, e fal një namaz të xhenazes, shkon në xhuma dhe e liron një rob”, (Ibni Hibbani, Ebu Ja’la).

Për muslimanët që vdesin të xhumanë ose natën e xhuma nuk do të ketë sprovim varri, atë melekët e varrit – munkeri dhe nekiri – nuk do ta marrin në pyetje siç i marrin njerëzit e tjerë jashtë kësaj kohe. Dëshmi për këtë është hadithi i Pejgamberit a.s. kur thotë: “Secili musliman që vdes të xhumanë ose natën e xhuma, do të jetë i ruajtur prej sprovimit e dënimit në varr”, (Tirmidhiu, Ahmedi).

“Namazi më i zgjedhur (jashtë xhumasë) te All-llahu është namazi i sabahut të xhumasë i falur me xhemat në xhami” – thotë Pejgamberi a.s. (Ebu Nuajmi, Taberaniu).

Para dhe pas faljes së namazit të xhumasë muslimani e ka të lejuar të punojë e ta fitojë rizkun dhe nafakën e vet e të familjes, kurse gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë është haram të punojë çfarëdo pune të kësaj bote. Detyrë e tij farz është falja e namazit të xhumasë. Pejgamberi a.s. thotë: “Secili musliman e ka për detyrë të domosdoshme ta falë namazin e xhumasë me xhemat, përveç këtyre katër personave: robi, gruaja, i mituri (që s’ka hyrë në bylyg) dhe i sëmuri”, (Ebu Davudi, Bejhekiu, Darekutniu dhe Hakimi).

O burra! Po çfarë mund të themi për ata muslimanë që nuk janë as robër, as gra, as fëmijë e as të sëmurë dhe që përsëri nuk vijnë ta falin namazin e xhumasë, porse enden rrugëve të qytetit, i varrin këmbët nëpër karriget e restoraneve të qendrave tregtare e gjetiu? A kanë ndonjë lidhje me fenë, me imanin e me Islamin këta njerëz? Tek e fundit a meritojnë të quhen muslimanë ata që pa kurrfarë arsye e lënë dhe nuk e falin namazin e xhumasë? A meritojnë ta quajnë veten pjesë e këtij populli dhe ummeti? More, në çfarë shpëtimi ata mund të shpresojnë? Në çfarë të mirash i varrin shpresat? Ku e shohin shpëtimin këta njerëz, nëse jo në namaz? Me çka do ta arsyetojnë në Ditën e Gjykimit mosfaljen e namazit në përgjithësi dhe të xhumasë në veçanti, ata që pa kurrfarë arsyeje i kanë lënë këto pa i falur? Njeri, ndalu e mendohu pakëz, sa ke kohë për të menduar e për t’u penduar! Sa nuk të ka ardhur momenti i fundit i jetës sate, kur nuk do të mund ta nxjerrësh prapë frymën që e ke thithur njëherë!

Pejgamberi a.s. duke folur për pasojat e mosfaljes së namazit të xhumasë, ka thënë:

“Nëse njerëzit nuk e ndërpresin mosfaljen e namazit të xhumasë, All-llahu do t’ua vulosë atyre zemrat e do t’i lërë në gjumë të përjetshëm”, (Muslimi, Nesaiu, Ibni Maxhe, Ahmedi).

“Kush i lë, pa asnjë arsye, tri namaze të xhumasë pa i falur, All-llahu atij do t’ia vulosë zemrën”, (Nesaiu, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe, Hakimi).

E dini ç’do të thotë “vulosje e zemrës”? Nëse All-llahu ta vulos zemrën, do të thotë që Ai kurrë nuk do të të shikojë me mëshirën e Vet dhe kurrë nuk do t’i falë mëkatet. Ata që i kanë zemrat e vulosura Kur’ani i quan me emrin “kafir / mosbesimtar”. Shikoni e lexoni ajetet 6-7 të sures el-Bekara në fillim të Kur’anit!

Shikoni se ç’thotë Pejgamberi a.s. për ata që nuk e falin namazin e xhumasë:

“Do të kisha dashur ta lë një zëvendës në xhami për t’ua falur namazin xhematit, e unë vetë të shkoja e t’ua ndizja shtëpitë atyre që nuk kanë dalë në xhami ta falin namazin e xhumasë!”, (Muslimi, Hakimi, Tajalisiu).

Nuk e di a mund edhe pas të gjitha këtyre kërcënimeve e vërejtjeve të Pejgamberit a.s. njeriu i quajtur musliman ta lërë pa arsye faljen e namazit të xhumasë dhe të çdo namazi tjetër? Le të mendojë çdokush për vete, për familjen e vet dhe për shoqërinë e vet me të cilët ka vendosur të jetojë, por duke mos marrë mbi vete kurrfarë përgjegjësie.

All-llahu na faltë gjynahet për hir të kësaj dite të madhe dhe na shtoftë dashurinë ndaj imanit, Islamit dhe së mirës e na largoftë nga kufri, harami dhe e liga! AMIN!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Mos lejoni tju ike Namazi i XHUMAS,pa e fal.. :: Komentet

No Comment.
 

Mos lejoni tju ike Namazi i XHUMAS,pa e fal..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: