SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 I vinte erë misku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

27032010
MesazhI vinte erë misku


Ibën Xhevzij në librin e tij "El-Mev'idhah" ka përmendur ngjarjen e një djaloshi të varfër që merrej me tregti, që jetonte një jetë të varfër, mirëpo zemra e tij ishte e pasur me iman.

Thotë: Shëtiste djaloshi nëpër rrugët e qytetit për të shitur mallin e tij që posedonte. Në qytetin ku djaloshi shiste mallin jetonte një lavire, që nuk ndalej në shfaqjen e trupit të saj duke i provokuar njerëzit.
Një ditë djaloshi kalon kah dera e shtëpisë së kësaj lavire. Papritmas, ajo shfaqët tek dera e shtëpisë së saj dhe e pyete djaloshin për mallin e tij dhe kërkoi prej djaloshit që të hyjë në shtëpinë e saj për ta shikuar mallin që kishte për shitje.
Djaloshi duke mos e ditur kurthin e kësaj lavire hyri në shtëpinë e saj për të ekspozuar mallin e tij. Befas, gruaja ia mbyll derën dhe e thërret djaloshin që të bëjë imoralitet. Djaloshi besimtar u gjend në një pozitë të palakmueshme dhe filloi të bërtas: “Mos e beftë Allahu...!”
Në këtë moment filloi të kujtojë gjendjen e tij pasi të shkojnë kënaqësitë momentale, dhe mbetet turpi dhe shkatërrimi. Kujtoi Ditën kur do të dëshmojnë për te gjymtyrët për veprimet e tyre në haram, këmba e cila ka ecur në haram, dora e cila ka prekur haram, gjuha me të cilën ka folur haram dhe çdo pjesë e vogël e trupit të tij kur do të dëshmojë kundër tij.
Pastaj, kujtoi nxehtësinë e zjarrit të xhehenemit dhe dënimin e All-llahut. Kujtoi Ditën kur të lidhen zinaqarët për zjarr të xhehenemit dhe do të rrihen me kamxhik të nxehtë prej hekuri. Dhe në qoftë se kërkon ndonjëri nga ata ndihmë, u thonë Melaqet: "Ku ka qenë ky zë kur ju qesheshit dhe gëzoheshit me një gëzim të madh dhe nuk frikoheshit nga shikimi i All-llahut dhe nuk kishit turp prej Tij?! Pastaj, kujtoi fjalën e Pejgamberit s.a.u.s.: "Pasha All-llahun sikur ta dinit atë që di unë pak do të qeshnit dhe shumë do të qanit.
Pastaj, kujtoi ngjarjen e Pejgamberit s.a.u.s. kur një ditë pa në ëndërr burra dhe gra lakuriq në një vend të ngushtë sikur furrë zjarri. Fundi i saj i gjerë, kurse gryka e saj e ngushte. Ata bërtitnin aty dhe lëshonin zëra të tmerrshëm, kurse atyre u vinte zjarri nga poshtë. Sa herë qe i kapte kjo flake, lëshonin një bërtitmë të madhe dhe të trishtueshme nga nxehtësia e madhe. Kur e pyeti Pejgamberi s.a.u.s. Xhibrilin a.s. se kush janë këta njerëz, ju përgjigj se këta janë lavirët dhe laviret dhe ky është dënimi i tyre deri në Ditën e Gjykimit, kurse dënimi në botën tjetër është edhe më i dhimbshëm.
Pastaj i tha vetja e tij: “Bëre dhe pendohu...!” Por jo, u kthye e tha: “Kërkoj mbrojtje prej All-llahut prej shejtanit të mallkuar! Si të shikoj një grua të huaj, që nuk me lejohet ta shikojë atë?! Pasha All-llahun që qëndron lartë mbi ne dhe na shikon neve, si turpërohemi para krijesave dhe fshihemi prej tyre, kurse i bëjmë mëkatet haptas para Krijuesi?!”
Pastaj, djaloshi mbeti i heshtur për një moment duke menduar për dalje nga kjo gjendje dhe filloi te shikojë kah dera për dalje.
Por, lavirja sa e pa këtë filloi të bërtas dhe filloi ta kërcënojë duke i thënë se në qoftë se nuk e bënë atë çka dëshiron prej tij, do të thërras njerëzit dhe do t'u thotë atyre se ky djalosh e sulmoi në shtëpinë e saj dhe pastaj çka e pret atë vetëm se vdekja ose burgu?!
Filloi djaloshi besimtar të dridhet nga frika prej Allahut. Kur e pa se nuk ka dalje nga kjo, mendoi që të bëjë një dredhi për të shpëtuar nga ky kurth.
Mori leje nga kjo grua e pandershme që të hyjë në nevojtore. Hyri aty dhe mendoi të arratiset nga dritarja. Mirëpo, pa se dalja nga dritarja është e pamundur.
Pastaj, nuk kishte mundësi tjetër përveç se të ndyhet me ndyrësirë vetëm e vetëm që mos të bie në imoralitet. Shikoi tek vendi ku kryhet nevoja, hapi kapakun dhe filloi ta ndyjë trupin me ndyrësirë. Pasi u ndot krejtësisht hapi derën dhe doli tek ajo. Në momentin kur e pa lavirja në këtë gjendje u trishtua dhe filloi të bërtasë: “Budalla... budalla...!”
Ia hodhi mallin e tij mbi fytyrën e tij dhe ia hapi derën që të dilte nga shtëpia e saj.
Pasi doli djaloshi në këtë gjendje, filloi të ece nëpër rrugët e qytetit në drejtim të shtëpisë së tij, kurse fëmijët e rrugës filluan duke u qeshur dhe tallur me te, duke i thënë: “budalla... budalla...”
Kur mbërriti në shtëpi hoqi teshat e ndotura dhe u pastrua. Nga trupi i tij filloi të ndihet erë misku dhe kjo erë nuk ju nda nga trupi i tij deri në vdekje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

I vinte erë misku :: Komentet

No Comment.
 

I vinte erë misku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: