SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 DISPOZITA E SHERJATIT NDAJ MUZIKËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
davud
super moderator
super moderator


Numri i postimeve : 39
Points : 120
Join date : 24/03/2010

26032010
MesazhDISPOZITA E SHERJATIT NDAJ MUZIKËS


Pasiqë All-llahu i Madhëruar e krijoi
babain tonë Ademin a.s. dhe bëri që Melaiket ti bijen në sexhde atij dhe
ndodhija e Iblisit (Shejtanit) se si e kundërshtoi urdhërin e All-llahut dhe
refuzoi të bije në sexhde, pastaj se si All-llahu e mallkoi shejtanin dhe e
largoi nga

mëshira e Tij përgjithmonë dhe All-llahu e afatizoi
Iblisin që të jetë gjallë deri në Ditën e Kijmetit, në këtë moment u betua
Iblisi i mallkuar se do të mundohet t’i humbë bijët e Ademit a.s. dhe se ai do
t’i urdhërojë ata që tu afrohen gjynaheve dhe harameve të cilat i ka ndaluar
All-llahu.

Thotë All-llahu azze we xhel: Përkujto kur Ne u thamë
engjujve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë,
me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga
balta?" (Mandej vazhdoi) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e
vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në Ditën e Kijametit, unë
gjithsesi do t'i shfarosë pasardhësit e tij, më përjashtim të një pakice."

[El-Isra, 61-62]

Pasiqë All-llahu e zbriti nga xhenneti Ademin a.s. dhe gruan
e tij Havan ua tërhoqi vërejtjen prej Iblisit të mallkuar dhe All-llahu iu
tregoi se ai është armik i tyre dhe i bijëve të tyre dhe i këshilloi që mos t’i
nënshtrohen atij në asnjë gjë dhe i urdhëroi që të kapen për udhëzimin e
All-llahut që do tua zbresë atyre.

Thotë All-llahu në Kur`an:

“Po
djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i
nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në të, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni),
jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe
dëfrim". E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai
ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit. Ne u thamë:
"Dilni prej aty që të gjithë, e juve gjithsesi do t'u arrijë udhëzim prej
Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të
brengosen".
[el,
Bekare, 36-38]

Prej metodave me të mëdha që Iblisi i humbi robët e
All-llahut dhe i bëri që të largohen nga rruga e All-llahut është muzika dhe
kënga. Është betuar Iblisi se do ta bëj këtë mjet dhe metodë të tij këtë haram
për ti larguar njerëzit nga përkujtimi i All-llahut dhe për ti humbur njerëzit.


Muzika dhe kënga janë shkaqet më të mëdha që njerëzit të
largohen nga dëgjimi i fjalëve të All-llahut dhe mosndikimi i fjalëve të
All-llahut në zemrat tona pasiqë kjo është kështu atëherë njeriu nuk mundet ta
ndjekë udhëzimin e All-llahut subhanehu ve teala.




ÇFARË KA
ARDHUR NË KUR`AN SA I PËRKET MUZIKËS DHE KËNGËS


Thotë All-llahu në Kur`an në suren Isra: “Dhe me alarmin
e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët e
tu thirri ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po
shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim. Në të vërtetë, ti nuk ke
kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme
(për ata).
[Isra 64-65]

Transmetohet nga Muxhahid ibni Xheber r.a që ka qenë Imam i
komentatorëve të Kur`anit në kohën e tij, i cili tridhjetë herë e ka pyetur
ibni Abbasin për secilin ajet në Kur`an, ka thënë në këtë ajet “për zërin e
Iblisit”: ai është muzika, kënga, fyelli dhe dëfrimi i kotë.

Thote ibni Kajjimi r.a. : S’ka dyshim se muzika është prej
zërave më të mëdhenj të shejtanit që me të i mashtron ai njerëzit, me të i
shqetëson njerëzit. Muzika është e kundërta e Kur`anit, sepse me Kur`an
qetësohen zemrat. Thotë All-llahu në Kur`an: Po ka nga njerëzit
që blenë tregime boshe e më qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së
All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut
si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm.

[Lukman, 6]

Transmetohet nga Abdullah ibni Mesudi r.a. i cili ka qenë më
i dituri nga sahabët për librin e All-llahut Kur`anin. Thotë për vetëveten e
tij duke qenë në minber në Kuffe (Irak) dhe të gjithë njerëzit që ishin aty ia
pranuan fjalët e tij, thotë: “Pasha Atë që s`ka të adhuruar tjetër që meriton
adhurimin përveç Tij, nuk ka sure (kaptinë) në librin e All-llahut, në Kur`an
përveç se e di ku ka zbritur, dhe ska ajet në librin e All-llahut që ka zbritur
veçse e di për kend ka zbritur, dhe sikur ta di se dikush tjetër është më i
ditur se unë do ti hipi deves dhe do të shkoj tek ai për të mësuar. Kur është
pyetur ky sahabi për lehvil hadith (tregime boshe), ka thënë: ajo është muzika
dhe kënga, dhe thoshte: Pasha Atë që ska të adhuruar tjetër përveç Tij, dhe e
përsëriste tri herë këtë fjali.
Gjithashtu nga ibni Abbasi r.a. dijetari i këtij ummeti komentatori i Kur`anit,
imami i mufessirëve për të cilin ka bërë dua Pejgamberi a.s. me fjalët e tij
duke thënë: “O All-llah mësoja komentimin e Kur`anit.” Ka thënë për “tregime
boshe” “ajo është kënga, muzika dhe të ngjajshme me to.”

Gjithashtu nga Abdullah ibni Omeri r.a. që ka qenë dijetari
i banorëve të Medinës dhe pasuesi më i madh i sunnetit, kur është pyet
për “tregime boshe” ka thënë: Muzika dhe kënga. Edhe Xhabir ibni Abdullahi ka
qenë dijetari i Medinës pas Abdullah ibni Omerit, kur është pyetur për “tregime
boshe” ka thënë: Muzika dhe kënga dhe kënaqësia me to.

Kjo pra lexues të nderuar ishte në pika të shkurta se çka ka
ardhur në Kur`an për muzikën dhe këngën.




Çfarë ka
ardhur në sunnet për Muzikën


Thotë All-llahu në Kur`an:

“Çka tju japë Pejgamberi atë merrni, e
çka t'ju ndalojë, përmbajuni dhe keni frikë All-llahun, se All-llahu është
ndëshkues i ashpër.”
[Hasher, 7]

Gjithashtu thotë All-llahu në Kur`an: “O ju që besuat,
bindjuni All-llahut dhe respektoni të Dërguarin.”
[Nisa, 59]

Transmetohet nga ebi Malik el Esharijj r.a. se e ka dëgjuar
të dërguarin e All-llahut duke thënë: “Do të vinë njerëz në ummetin tim të
cilët do ta lejojnë zinanë, prostuticionin, mëndafshin, alkoolin dhe
instrumentet e muzikës.” Nga vet fjala në hadith që thotë: “do ti lejojnë” nënkuptojmë
se ato janë të ndaluara. Dmth instrumentet muzikore të cilat janë të përhapura
me shumicë në kohën tone, janë të ndaluara me hadith.

Transmetohet nga ibni Mesudi r.a. i cili ka thënë: Muzika e
mbjellë dyfytyrësinë, nifakun në zemër ashtu sikurse e mbjellë uji bimën,
dhikri e mbjellë imanin, besimin në zemër ashtu sikurse e mbjellë uji bimën dhe
thoshte: Muzika është thirrje në zina (prostuticion). All-llahu na ruajt!




ÇFARË KANË
THËNË KATËR IMAMËT PËR MUZIKËN


Ebu Hanifja ka qenë prej më të ashpërve në ndalimin e
muzikës, dhe ndëgjimin e saj e ka bërë prej gjynaheve, ndërsa imam Maliku është
pyetur për muzikën dhe ka thënë: Atë tek ne e bëjnë vetëm të prishurit,
gjynahqarët, ndërsa imam Shafiu ka thënë për këngëtarin dhe këngëtaren: Nuk i
pranohet dëshmija asnjërit prej tyre. Gjithashtu edhe imam Ahmedi r.a. e ka
bërë ndëgjimin e muzikës të ndaluar me argumente nga Kur`ani dhe sunneti dhe
fjalët e Sahabëve.




IXHMAI
ËSHTË BAZË E TRETË PAS LIBRIT TË ALL-LLAHUT DHE SUNNETIT


Ixhmai është argumenti prerë që nuk bën të kundërshtohet.
Thotë All-llahu në Kur`an: “Kush i
kundërvihet të dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë
tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e
fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është ai.”
[Nisa, 115]

Në këtë ajet është bërë e qartë se ai i cili e ndjek ndonjë
rrugë jashtë asaj çka e ndjekin besimtarët, vendi i tij përfundimi i tij do të
jetë në xhehenem. All-llahu na ruajt!

Nëse e kuptove këtë lexues i nderuar dhe e mësove se IXHMAI
është argument që nuk lejohet kundërshtimi i tij, parashtrohet pyetja: A është
ndalimi i muzikës çështje që ka mundësi të ketë mendime të ndryshme tek
dijetarët në këtë temë, apo është çështje që janë bashkuar dijetarët në
ndalimin e saj?!

Përgjigja: S`ka dyshim se kjo çështje është që dijetarët e
ehli-sunnetit, dijetarët e hakkut janë të bashkuar në këtë çështje se është
haram muzika dhe kënga, duke u bazuar në Kur`an, sunnet dhe në fjalët e
sahabëve dhe tabiinëve dhe ata që i pasuan ata me të mire. Kjo çështje është që
s`ka nevojë për djalog dhe mendime të ndryshme.

Dhe në fund e kuptove vëlla i dashur dhe motër e ndershme
dispozitën e sherjatit ndaj muzikës dhe këngës duke u mbështetur në librin e
All-llahut azewexhel dhe në sunnetin e të Dërguarit të All-llahut aljhi selam
dhe se nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm se të pendohesh nga dëgjimi i muzikës dhe
këngës me një pendim të sinqertë duke mos u kthyer më në këto gjynahe që i ka
ndaluar All-llahu për besimtarët.

E lus All-llahun e Madhëruar që të na e mundësojë ta ndjekim
atë rrugë që Ai është i kënaqur dhe që të na bëj prej atyre që fjalët tona ti
pasojmë me vepër dhe që të na forcojë në hakk deri në takimin me Të. Amin.



Përktheu:
Lulzim
Kabashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

DISPOZITA E SHERJATIT NDAJ MUZIKËS :: Komentet

No Comment.
 

DISPOZITA E SHERJATIT NDAJ MUZIKËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: