SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të njohurit me madhështinë e veprës së imamit Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

22032010
MesazhTë njohurit me madhështinë e veprës së imamit Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë)


Imam Ebu Hanife konsiderohet dijetari i parë, i cili e ka shënuar fikhun dhe e ka sistemuar në kaptina e ne tërësi të mëdha tematike, siç bëhet edhe sot. Në këtë punë atë e ka pasuar imam Maliku në Muvetta-n e tij.

Ebu Hanife, gjithashtu, konsiderohet dijetar i gjeneratës së tabiinëve. Është konfirmuar me siguri se, kur është lindur, ende jetonin rreth njëzet sahabë, ngase ai (Allahu e mëshiroftë), është lindur në vitin 80 h., pra para se të vdiste gjenerata sahabëve (r.a.).

Fikhun e kishte mësuar në Kufa nga nxënësit e sahabiut të shquar Abdullah ibn Mes’udit (r.a.). Prandaj thuhet:

Fikhun e ka mbjellë Abdullah ibn Mes’udi (r.a.), e ka ujitur Alkame ibn Kajsi (i cili e ka përfituar diturinë nga Ibn Mes’udi, Aliu, Ebu-Derda’i, Aishja (r.a.)), e ka lëruar Ibrahim en-Nehai (imam i shquar, i cili ka vdekur në vitin 95 h.), e korri Hamad ibn Muslim el-Kufi (gjegjësisht është munduar ta pastrojë dhe ta sqarojë, vdiq në vitin 120 h).

Fikhun e ka bluar Ebu Hanife (gjegjësisht ai i ka vënë principet themelore dhe dytësore dhe i ka sqaruar metodat), ndërsa e ka gatuar Ebu Jusufi (respektivisht i ka mprehur principet e themelet dhe është përpjekur të shtohet numri i dispozitave dytësore të nxjerra prej tyre), kurse e ka pjekur Muhamed ibn El-Hasan esh-Shejbani.

El-Hatibi nga Er-Rebiu, nxënësi i imam Shafiut, transmeton ta ketë dëgjuar Shafiun duke deklaruar: ‘Njerëzit në fikh janë varur nga Ebu Hanifeja. Ai ka qenë prej atyre të cilët janë begatuar me fikh’
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Të njohurit me madhështinë e veprës së imamit Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë) :: Komentet

No Comment.
 

Të njohurit me madhështinë e veprës së imamit Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: