SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Cilesitë e Muslimanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

22032010
MesazhCilesitë e Muslimanit


Nga Abdullah ibën Amr, radiall-llahu anhuma, (All-llahu qoftë i kënaqur me ta) transmetohet se ka thënë: Ka thënë i dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ الْمُسْلِمُ مَنْ سَلِمَ الْمُسْلِمُونَ مِنْ لِسَانِهِ وَيَدِهِ وَالْمُهَاجِرُ مَنْ هَجَرَ مَا نَهَى اللَّهُ عَنْهُ

“Muslimani (me i miri) është ai që nuk i dëmton muslimanet me gjuhën e tij dhe me dorën e tij, dhe emigrues është ai që i le (ndalohet) ato që ka ndaluar All-llahu.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ka shtuar Tirmidhiu dhe Nesaiu ne transmetimet e tyre:

وَالْمُؤْمِنُ مَنْ أَمِنَهُ النَّاسُ عَلَى دِمَائِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ

“Dhe besimtare eshte ai qe njerezit ia besojne vetet e tyre dhe pasurine e tyre.” [I saktë: Albani]

Dhe ka shtuar Bejhakiu ne trensmetimin e tij:

والمجاهد من جاهد نفسه في طاعة الله

“Dhe luftetar është ai që e lufton vetën e tij në bindje ndaj All-llahut“ [I saktë: Albani]

Është përmendur në këtë hadith plotesimi i ketyre emrave fisnike, me të cilët All-llahu dhe i Dërguari i Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka caktuar gëzimin (kënaqësinë) në dynja dhe në ahiret. Këto janë Islami, Besimi, Emigrimi dhe Luftimi. I ka percaktuar këto me një fjalë të plotë të përmbledhur dhe se Muslimani (më i mirë) është ai që nuk i dëmton muslimanët me gjuhën e tij dhe me doren e tij.

Se Islami i vërtetë është: T’i nënshtrohesh All-llahut, ta plotësosh adhurimin e Tij dhe të veprosh të gjitha ato që na ka obliguar dhe të njohesh të drejtat e muslimaneve.

Ky njeri nuk e ka plotësuar besimin derisa të dojë për muslimanët atë që do për vetën e tij. Nuk arrihet (realizohet) kjo vetëm se duke mos i dëmtuar muslimanët me gjuhën dhe dorën e tij.

Ky është obligim për muslimanët, sepse kush nuk i le rehat (të qetë) muslimanët me gjuhën dhe dorën e tij si mund t’i veprojë këto obligime kundrejt vëllezërve të tij musliman? Duke qenë të qetë (rehat) nga fjala dhe vepra e tij ( pra si bene keq askujt ) kjo tregon se ky njeri e ka plotesuar fenë e tij.

Është shpjeguar fjala besimtar: Besimtar është ai, i cili janë të siguruar njerëzit për vetet e tyre dhe per pasurinë e tyre nga të këqijat e këtij njeriu, sepse besimi kur hynë në zemër dhe e mbush atë, ia obligon këtij njeriu që të veprojë sipas këtij besimi që më të rëndesishmet ndër to janë: të ruash emanetet (te jesh besnik), të jesh i sinqertë në marrëdhënie me njerëzit, të jesh i drejtë dhe të mos i bësh padrejtësi njerëzve në vetët e tyre dhe ne pasurinë e tyre. Kush është kështu e njohin njerëzit këtë prej tij dhe i besojnë vetet e tyre dhe pasurine e tyre dhe janë te sigurtë nga ai, se ata e dinë se ai është besnik dhe i mban emanetet, se ruajtja (mbajtja) e emanetit është nga obligimet më të veçanta të besimit ashtu siç ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem “S'ka besim ai që nuk i ruan emanetet (që nuk është besnik” [transmeton Ahmedi në musned]

Ka shpjeguar i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem fjalën – emigrim – e cila është obligim për çdo besimtar që të largohet nga të gjitha mëkatet dhe gjynahet.

Ky obligim nuk bie (hiqet) nga asnje besimtare që ka arritur moshën madhore në asnje mënyrë nga mënyrat, sepse All-llahu ua ka ndaluar robëve të tij që të përdhosin gjërat e shenjta dhe të bëjnë gjynahe.

Emigrimi është të ikesh nga një vend jobesimtar ose nga vendi i risive (bidateve) në një vend musliman dhe se syneti është një pjesë e ketij emigrimi dhe nuk është obligim për çdo person por, obligohet kur janë (ekzistojne) shkaqet e njohura për këtë.

Gjithashtu e ka shpjeguar fjalën –luftëtar – ai i cili e lufton vetën e tij që t’i bindet All-llahut, sepse njeriu anon nga përtacia, të shtyn nga e keqja, ndikohet shpejt në fatkeqësi dhe ka nevojë për durim dhe që ta luftosh dhe ta obligosh në bindjen ndaj All-llahut të madhëruar. Ta luftosh që të mos i bëjë gjynahe All-llahut, ta kthesh atë nga gjynahet dhe ta luftosh vetën që të jesh i duruar në fatkeqësi.

Këto janë bindje ndaj All-llahut, duke i vepruar obligimet dhe duke i lënë të ndaluarat dhe duke bërë durim në ato që të ka caktuar All-llahu. Luftëtar në të vërtetë është ai që e lufton vetën e tij në këto çështje dhe vepron (kryen) obligimet dhe te gjitha punet.

Më e mira dhe më e larta lloje e luftimit është që të luftosh armiqtë, t’i luftosh ata me fjalë dhe veper, sepse lufta në rrugë të All-llahut është me e larta gjë e fesë.

Kush e praktikon këte hadith dhe vepron çka na tregon ky hadith e ka vepruar (praktikuar) fenë të gjithë.

Kush nuk i dëmton muslimanet me gjuhë dhe dorë dhe i besojnë njerezit vetet e tyre dhe pasurinë e tyre dhe largohet nga ajo që e ka ndaluar All-llahu dhe e lufton veten e tij që t’i bindet All-llahut të madhëruar nuk i ka mbetur gjë nga feja apo dynjaja haptazi apo fshehurazi që nuk e ka vepruar dhe nuk ka ndonje gjë që është e keqe, të cilën nuk e ka lënë. All-llahu është i vetmi që jep sukses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Cilesitë e Muslimanit :: Komentet

No Comment.
 

Cilesitë e Muslimanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: