SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Statusi i familjes në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

22032010
MesazhStatusi i familjes në Islam


Para se të flasim për rolin e Islamit në organizimin dhe mbrojtjen e familjes, fillimisht duhet të njoftohemi se cila ishte situata e familjes para Islamit, dhe cila është situata në perëndim në kohët moderne.
Para Islamit familja ka qenë e bazuar në keqtrajtim dhe presion (shtypje). Të gjitha çështjet kanë qenë të kontrolluara vetëm nga burrat, apo me fjalë të tjera nga meshkujt.

Gratë dhe vajzat kanë qenë të shtypura dhe të turpëruara. Një shembull është se në qoftë se burri vdiste dhe pas tij linte gruan, djali i tij prej gruas tjetër kishte të drejtën për ta martuar atë dhe t’ia kontrollonte jetën, ose ta ndalonte atë për tu martuar. Vetëm meshkujt kishin të drejtë për trashëgim; gratë dhe fëmijët nuk kishin hise. Ata i shikonin gratë pa marrë parasysh se a ishin nëna, bija apo motra, si burim i turpërimit, sepse ata mund të merreshin si të burgosur, kështu duke sjell turp mbi familjen. Duke u bazuar ne këto fakte njeriu varroste të bijën e tij foshnjë duke qenë ajo gjallë, siç referohet ne Kur’an ku Allahu thotë:
“Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje për të cilën u lajmërua (e konsideron bela e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë (të gjallë) në dhe.Sa I keq është ai gjykim i tyre.” (En Nahl, 16-58)
Familja në kuptimin më të gjerë, themelohej dhe bazohet në mbështetjen e njëri tjetrit në të gjitha gjërat, edhe në keqbërje.
Me ardhjen e Islamit, Islami i largoi të gjitha këto dhe vendosi drejtësi, duke i dhënë çdo personit të drejtat e tij apo të drejtat e saj, edhe foshnjave të përkujdesur, madje edhe fetusit që nuk arrin të lind i cili do të respektohej dhe do të lutej për të ( do ti bëhej varrimi i duhur).
Në qoftë se i ekzaminoni familjet sot në perëndim do të vëreni se ato janë të copëtuara dhe prindërit nuk mund t'i kontrollojnë fëmijët e tyre, qoftë ideologjish apo moralisht. Djali ka të drejtë të shkon ku të dëshirojë dhe të bënë çfarë të dëshirojë; vajza ka të drejtë të ulet me kënd të dëshirojë dhe të flenë me kënd të dëshirojë, të gjitha në emër të lirisë dhe të drejtës. Dhe cili është rezultati?
Familje të ndara, fëmijë të lindur jashtë martese, nëna dhe baballarë (të moshuar) për të cilët nuk kujdeset askush. Siç kanë thënë disa njerëz të mençur: "Në qoftë se doni ta njihni natyrën e vërtet të këtyre njerëzve, shkoni nëpër burgje, spitale dhe shtëpi për të moshuarit, se fëmijëve nuk ju kujtohet për prindërit e tyre vetëm se nëpër festa ose ndonjë rast special.
Poenta është se tek jo-muslimanët institucioni i familjes është shkatërruar. Me ardhjen e Islamit iu dha një rëndësi e madhe në themelimin e familjeve të forta, duke u përkujdesur nga gjërat që mund ta dëmtonin atë, duke konservuar lidhjet familjare, ndërsa çdo anëtari të familjes duke i dhënë një rol të rëndësishëm në jetë.

Islami nderoi gruan, qoftë si nënë, bijë apo motër

Nderoi gruan si nënë
Transmetohet se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Erdhi një njeri te Pejgamberi i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe tha: ”O i Dërguar i Allahut, kush nga gjithë njerëzit meriton më së shumti perkujdesin tim?”Ai tha: ”Nëna yte”, njeriu pyeti, ”pastaj kush”? Ai tha: “Nëna yte”, njeriu përsëri pyeti: “pastaj kush”? Ai tha: “Nëna yte”, njeriu pyeti: ”pastaj kush”? Ai tha: ”Pastaj babai yt”. (Buhariu, 5626; Muslimi, 2548)
Islami nderon femrën si bijë
Transmetohet nga Ebu Sa’ed el Kudri se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Kush ka tre çika ose tre motra, ose dy çika ose dy motra dhe kujdeset mirë për to dhe i frikohet Allahut për kujdesin e tyre do të hyjë në parajsë (xhennet) .” (Ibn Hibbani në Sahihun e tij, 2/190)
Gjithashtu islami nderon gruan si bashkëshorte
Transmetohet se Ajsha [radijallahu anha] ka thënë: I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Më i miri ndaj jush është ai i cili është më i miri ndaj grave të veta, e unë jam më i miri ndaj jush me gratë e mia.” (Tirmidhiu, 3895)
Islami i ka dhënë gruas të drejtën për trashëgimi dhe të drejta tjera. I ka dhënë femrës të drejta sikurse ato të meshkujve në shumë sfera. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Gratë janë çifti (pjesa e dytë) i gjysmës së burrit.” (nga suneni I Ebu Davudit, 236)
Islami nxit burrat që të sillen mirë me gratë e tyre, dhe i jep të drejtën femrës që ta zgjedhë bashkëshortin e saj, i jep gruas më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve.
Po ashtu Islami i jep baballarëve dhe nënave përgjegjësi shumë të madhe në edukimin e fëmijëve. Transmetohet se Abdullah ibn Omeri [radijallahu anhuma] ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Secili nga ju është bari për kopenë e vet. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e vet dhe është përgjegjës për kopenë e vet. Gruaja është bareshë për vatrën e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj. Shërbyesi është bari për pasurin e pronarit të tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij.” Ai tha e dëgjova këtë nga i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. (Buhariu, 853; Muslimi, 1829)
Islami i ka kushtuar vëmendje të madhe respektit ndaj baballarëve dhe nënave, duke u kujdesur për ta dhe duke ua dëgjuar urdhëratë deri në vdekje.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).” (El Isra’ 17-23)
Islami mbron nderin, dëlirësinë, pastërtinë, prejardhjen e familjes, kështu që nxit në martesë dhe ndalon përzierjen e lirë të meshkujve dhe femrave.
Islami çdo anëtari të familjes i jep rol të rëndësishëm. Kështu që baballarët dhe nënat kujdesen për fëmijët dhe i edukojnë me islam; fëmijët dëgjojnë dhe zbatojnë, respektojnë të drejtat e baballarëve dhe nënave, në bazamentet e dashurisë dhe respektit. Madje edhe armiqtë tanë, dinë për fuqinë e lidhjes familjare mes Muslimanëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Statusi i familjes në Islam :: Komentet

No Comment.
 

Statusi i familjes në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: