SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kushtet e pranimit të namazit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

21032010
MesazhKushtet e pranimit të namazit


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Pastërtia nga dy papastërtitë – nga papastërtia e vogël (e që është çdo gjë që e prish abdesin) dhe nga papastërtia e madhe (e që është të qenët xhunub, menstruacionet dhe lehonia). Kjo pastërti bëhet me abdes me gusël (pastrim gjeneral të trupit) apo me tejemum.

Argument për këtë është fjala e Pejgamberit -alejhi selam- “Nuk e pranon Allahu namazin e askujt prej jush, nëse ka kryer ndonjë nevojë fiziologjike, derisa të marrë abdes”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Pastaj hadithi tjetër: “Nuk pranon Allahu namazin pa pastërti”. (Transmeton Muslimi)

2. Pastërtia nga ndyrësirat apo largimi i ndyrësirave nga rrobat, trupi dhe vendi ku falesh. Argument për këtë është ajeti i Kuranit: “Dhe rrobat tua pastroi” Mudethir, 4.

Ndërsa sa i përket largimit të ndyrësirave nga trupi,është hadithi i Pejgamberit -alejhi selam- i cili transmetohet në dy koleksionet e haditheve: “Kur të vijnë menstruacionet lëreni namazin e kur të kalojnë pastroje nga ti gjakun dhe falu”. Ndërsa sa i përket pastrimit të vendit ku falesh është hadithi i beduinit i cili urinoi në Xhami: “Hidhni në atë vend një kovë me ujë”.

3. Mbulimi i auretit (pjesëve të turpshme të trupit)

Fjala auret, në kuptimin gjuhësor do të thotë mangësi, ndërsa në kuptimin e sheriatit është ajo që duhet të mbulohet dhe është haram shikimi i saj. Është obligim mbulimi i auretit gjatë namazit, por edhe jashtë tij (namazit) edhe nëse je në vetmi, përveç nëse ke nevojë për zbulimin e tij, p.sh.: gjatë pastrimit dhe kryerjes së nevojës. Si argument për këtë është ajeti i Kuranit: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)” Araf, 31. Ibën Abasi thotë se janë për qëllim rrobat në namaz, duke u argumentuar me fjalën e Pejgamberit -alejhi selam-: “Nuk e pranon Allahu namazin e asaj që është në moshën madhore, përveç nëse është e mbuluar (me shami)” (Transmeton Hakimi dhe Ibn Huzejme thotë se hadithi është i vërtetë (sahih) i cili transmetohet nga Ajshja radiallahu anha). Hajd është ajo që ka arritur moshën në të cilën i ndodh cikli mujor.

Aureti i burrave është prej kërthizës e deri në gjunjë, duke u argumentuar në hadithin që e transmeton Daru Kutniju nga Ebu Ejubi: “Prej mbi gjunjë është auret dhe nën kërthizë është auert”.

Ndërsa dijetarët e medhhebit hambeli thonë se është obligim gjatë namazit të mbulohet njëri krah, duke u argumentuar në fjalën e Pejgamberit -alejhi selam- që e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra: “Mos të falet ndonjëri prej jush me një rrobë të vetme e në krahun e tij të mos ketë asgjë”.

Ndërsa gruaja e lirë e moshës madhore obligohet të mbulojë tërë trupin e saj gjatë namazit, përveç fytyrës dhe duarve të saj, duke u argumentuar me fjalën e Allahut: “Të mos zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme.” Nur, 31.

Ibn Abazi dhe Aishja thonë: “Fytyrën dhe duart e saj” transmeton Bejhakiu. Po ashtu, obligohet t’i mbulojë këmbët e saj për dallim nga hanefit të cilët nuk e shohin obligim. Argument për këtë është transmetimi i Umu Selemes e cila thotë: “I thashë: o i Dërguar i Allahut! A bën që gruaja të falet me këmishë dhe himar (shami) pa izar (mbështjellësi i pjesës së poshtme të trupit)? Pejgamberi -alejhi selam- tha: “Po, nëse është e gjatë dhe e mbulon pjesën e sipërme të këmbëve të saj”. (Transmeton Ebu Daudi e ngjashëm me të transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen sahih).

4. Drejtimi drejt Kiblës. Janë pajtuar të gjithë dijetarët islam se drejtimi drejt kiblës është kusht për pranimin e namazit, duke u argumentuar me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe ngado që të dalësh, ktheje fytyrën tënde nga ana e Xhamisë së Shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja nga ana e saj.” Bekare, 150.

Mirëpo drejtimi drejt kiblës nuk është kusht për pranimin e namazit vetëm në dy raste: a) në rast të frikës së madhe dhe b) në namazin e udhëtimit, nëse është hipur në mjet bartës, duke u argumentuar me atë që është vërtetuar në sunet. Transmetohet nga Amir ibn Rebija i cili thotë: “E kam parë Resulullahin -alejhi selam- hipur mbi kafshën e tij duke u falur, e lëvizte kokën e tij ngado që kthehej kafsha, mirëpo këtë nuk e ka bërë në namazet farze”. (Mutefekun alejhi)

5. Nijeti. Është theksuar në librin “Fet’hul kadir” i cili është shpjegim i medhhebit të Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë!) siç vijon:

“Nijeti i namazit është dëshira për të falur namaz për hir të Allahut të Lartësuar, ndërsa dëshira është vepër e zemrës. Pra, vendi i nijetit është zemra apo që ta dijë njeriu me zemrën e tij se cilin namaz po e fal dhe nuk është kusht që të shqiptohet nijeti me gjuhë, mirëpo është e preferuar (mustehab) që të bashkohet nijeti i zemrës dhe shqiptimi i tij me gjuhë, në mënyrë që të ndihmohet zemra.” Ah, sa mirë do të ishte sikur të mos kishin cekur këtë fjalinë e fundit, sepse zemra nuk ka nevojë të ndihmohet me gjuhë dhe nuk është mustehab të shqiptohet nijeti asnjëherë.

6. Hyrja e kohës

Koha e namazit të sabahut

Koha e namazit të sabahut është nga agimi i mëngjesit deri në lindjen e diellit. Argument për këtë është hadithi në sahihun e Muslimit nga Abdullah ibn Umeri: “Koha e namazit të sabahut është prej agimit të mëngjesit deri para se të lindë dielli”.

Koha e kamazit të drekës

Namazi i drekës fillon prej kohës së zenitit (kur dielli arrin në mes të qiellit) kur ndalet hija, nuk rritet e as nuk zvogëlohet dhe përfundon kur hija arrin gjatësinë e objektit të tij. Argument për fillimin e namazit të drekës është fjala e Allahut të Lartësuar: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli” Isra, 78. E zbritja e diellit është zeniti. Ndërsa argument për përfundimin e kohës së drekës është se Xhibrili -alejhi selam- e ka fal namazin e drekës me Pejgamberin -alejhi selam- në ditën tjetër kur hija arriti gjatësinë e objektit të tij. (Transmeton Ahmeti, Nesaiu dhe Tirmidhiu)

Koha e ikindisë

Koha e ikindisë fillon me përfundimin e kohës së drekës dhe përfundon me perëndimin e diellit. Argument për këtë është fjala e Pejgamberit -alejhi selam-: “Ai që e arrin një rekat të sabahut para se të lindë dielli e ka arritur sabahun. Dhe ai që e arrin një rekat të ikindisë para se të perëndojë dielli e ka arritur kindinë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra)

Ndërsa juristët islam thonë se është mekruh të falet ikindia në kohën e zverdhjes së diellit (pak para se të përfundojë dielli) duke u argumentuar në fjalën e Pejgamberit -alejhi selam- që thotë: “Ai është namazi i munafikut, ulet dhe e përcjell diellin deri sa të vijë mes dy brinjëve të shejtanit, atëherë ngrihet i bën 4 rekate dhe nuk e përmend Allahun vetëm se pak”. (Transmeton Muslimi)

Koha e namazit të akshamit

Namazi i Akshamit fillon me perëndimin e diellit dhe zgjat derisa të humbë kuqëlimi nga horizonti. Argument për këtë është fjala e Pejgamberit -alejhi selam-: “Koha e akshamit është deri para se të humbë kuqëlimi nga horizonti”. (Transmeton Muslimi nga Abdullah ibn Umeri)

Ibn Umeri thotë se kur të humbë kuqëlimi nga horizonti, obligohet namazi. Transmeton Daru Kutniu dhe Ibn Huzejme thotë se ky transmetim është sahih.

Koha e namazit të jacisë

Namazi i jacisë fillon me humbjen e kuqëlimit nga horizonti dhe përfundon në mes të natës. Argument për fillimin e kohës së jacisë është fjala e ibn Umerit: “Kur të humbë kuqëlimi nga horizonti, obligohet namazi”. Ndërsa argument për përfundimin e kohës së jacisë është hadithi i Ibn Umerit: “Koha e namazit të jacisë zgjat deri në mes të natës”. Transmeton Muslimi.

Ndërsa dijetarët e medhhebit hanefi thonë se kohëzgjatja e namazit të jacisë është deri në lindjen e agimit (deri sa të agojë mëngjesi). Argumenti i tyre është hadithi i Ebu Katades: “Në gjumë nuk ka mangësi, mangësi e vërtetë është mosfalja e namazit deri sa të vijë koha e namazit tjetër.” Transmeton Muslimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kushtet e pranimit të namazit :: Komentet

No Comment.
 

Kushtet e pranimit të namazit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: