SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Namazi dhe përshkrimi i tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

21032010
MesazhNamazi dhe përshkrimi i tij


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Namazi është një vepër adhurimi që përfshin fjalë dhe veprime të caktuara. Ai fillon me tekbir (duke shqiptuar: Allahu ekber) dhe mbaron me teslim (duke shqipuar: eselamu alejkum ue rahmetullah).

Kur dikush do të falet, ai duhet të marrë abdes që të pastrojë veten nga papastërtitë e vogla, ose të marrë gusul që të pastrohet nga papastërtitë e mëdha. Nëse uji është i pamundur për t'u gjetur, ose përdorimi i tij është i dëmshëm, ai duhet të marrë tejemum, dhe duhet të vishet me rroba të pastra.

Përshkrimi i namazit

Kthehet fytyra dhe trupi drejt kiblës, pa u kthyer dhe shikuar rreth e rrotull.

Vendos me zemër për namazin të cilin do të falësh. Nëse namazi është i obliguar apo vullnetar, në të gjitha rastet nijeti nuk duhet të shqiptohet.

Thuaj: Allahu ekber (Allahu është më i madhi) dhe ngriji duart paralel me shpatullat në të njëjtën kohë që thua: Allahu ekber.

Vendosini duart mbi kraharor, duke vënë dorën e djathtë mbi kyçin e dorës së majtë.

Është e këshillueshme që të thuhet ndonjë dua hapëse, si p.sh.: “Allahume baid bejni ue bejne khatajaje kema ba’adte bejnel meshriki uel magrib, Allahume nekini min khatajaje kema juneka theubul ebjedu mine denesi, Allahume igsilni min khatajaje bil mai ue thelxhi uel bered.” (O Allah! Krijo një pengesë të largët midis meje dhe gabimeve që bëj unë, siç ke krijuar largesën midis Lindjes dhe Perëndimit! O Allah! Më pastro nga gabimet siç pastrohen rrobat nga papastërtitë! O Allah! Pastroji gabimet e mia (siç pastron natyrën) me borë, me shi dhe me breshër!) ose thua: “Subhaneke Allahume ue bihamdike ue tebarekesmuke ue teala xheduke ue la ilahe gajruke.” (Lavdia të përket vetëm Ty, O Allah! Falënderimet të përkasin vetëm Ty! Emrat e Ty janë të bekuar. Madhëria jote është e paarritshme! Askush dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje.)

Pas kësaj ne mund të themi: “Eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim.” (Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.)

Pastaj themi, “Bismilahi Rrahmani Rrahim, (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit) dhe këndojmë suren El Fatiha, “Elhamdulilahi rabil alemin. Erahmani Rrahim. Maliki jeumi din. Ijake nabudu ue ijake nestein. Ihdina siratal mustekim. Siratal ledhinë en amte alejhim, gajril magdubi alejhim, ue ledaalin. (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit). Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten.) Secili duhet të thotë Amin pas mbarimit të këndimit të sures El Fatiha.

Pastaj këndohen vargje nga Kurani. Në namazin e sabahut rekomandohet të këndohen nga suret e gjata të Kuranit.

Lartësoje Allahun duke u përkulur në ruku, duke ngritur duart paralel me shpatullat gjatë kohës që themi: Allahu ekber. Vendos në pozicion të drejtë kokën dhe shpinën duke vendosur duart me gishtërinj të hapur mbi gjunjë.

Gjatë përkuljes në qetësi duhet thënë: “Subhane rabijel adhim” (Larg të metave është Zoti im i Madhëruar)” të paktën tri herë. Rekomandohet që të thuhet “Subhaneke Allahume Rabena ue bihamdike, Allahume gfirli.” (Lag të metave je Ti o Allah! O Zoti im, me mirësinë Tënde më mëshiro mua!)

Ngrihet koka nga përkulja, duke ngritur duart paralel me shpatullat dhe duke thënë në rast kur drejtojmë namazin ose falemi vetëm: “Semi Allahu limen hamideh” (Allahu e dëgjon atë që e falënderon). Në rast se udhëhiqesh në namaz, nuk duhet thënë si imami, por gjatë qëndrimit në këmbë thuhet: “Rabena ue lekel hamd” (O Zoti ynë, Ty të përket falënderimi).

Gjunjëzohu me qetësi duke thënë: Allahu ekber. Në sexhde, adhuruesi duhet të përdorë këto shtatë pjesë të trupit: ballin, hundën, dy duart, dy gjunjët dhe pjesët e poshtme të gishtërinjve të mëdhenj të këmbëve. Gishtërinjtë duhet të drejtohen drejt Kiblës, ndërsa duart duhet të shtrihen.

Pastaj thuhet: “Subhane rabijel ala” (I lartësuar është Zoti im)” të paktën tri herë. Rekomandohet të shtojmë: “Subhaneke Allahume Rabena ue bihamdike, Allahume gfirli.” (Lag të metave je Ti o Allah! O Zoti im, me mirësinë Tënde më mëshiro mua!)

Ngrihet koka nga sexhdeja dhe thuhet: Allahu ekber.

Shtrihet këmba e majtë në tokë dhe ulesh mbi të, duke mbajtur këmbën e djathtë në pozicion vertikal. Dora e djathtë vendoset mbi kofshën dhe gjurin e djathtë, duke mbyllur grushtin me dy gishtat e fundit të dorës. Gishti tregues duhet të ngrihet e të ulet gjatë duasë, ndërsa gishti i madh mban gishtin e mesit në formën e unazës. Dora e majtë vendoset mbi kofshën dhe gjurin e majtë. Gjatë qëndrimit midis dy sexhdeve thuhet: “Allahume gfirli ue rhamni, ue hdini, ue xhburni, ue afini, ue rzukni, ue rfani.” (O Allahu im! Më fal, më udhëzo, m’i plotëso mangësitë, më mëshiro, më jep risk, më ngrij lart me sevape).

Gjatë këtij pushim duhet të ndiejmë qetësi. Biem në sexhde përsëri duke thënë: Allahu ekber dhe përsërisim çdo veprim të sexhdes së parë.

Ngremë kokën nga sexhdeja duke thënë: Allahu ekber dhe përsërisim atë që bëmë në rekatin e parë, përveç duasë së hapjes.
Pastaj ulemi pas mbarimit të rekatit të dytë, ashtu siç ulemi midis dy sexhdeve.

Nëse namazi përbëhet nga dy rekatë qëndrojmë ulur pas sexhdes së dytë, me shputën e këmbës së djathtë në pozicion vertikal, duke u ulur mbi shputën e këmbës së majtë të shtrirë, ndërsa dorën e djathtë e vendosim mbi kofshën e djathtë me të gjithë gishtat e mbledhur, përveç gishtit tregues që përdoret gjatë duasë si shenjë e besimit monoteist, kurse dorën e majtë mbi kofshën dhe gjurin e majtë. Munden që gishti i vogël dhe gishti i unazës të mbahen mbledhur, ndërsa gishti i mesit dhe gishti i madh në mënyrë rrethore, duke lëvizur gishtin tregues.

Pastaj lexohet teshehudi gjatë qëndrimit ulur duke thënë: “Etehijatu lilahi ue salauatu ue tajibatu, eselamu alejke ejuhen nebiju ue rahmetullahi ue berekatuhu. Eselamu alejna ue ala ibadilahi salihin. Eshhedu en la ilahe il Allah ue eshhedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu.” (Lavdërimet më të mira janë vetëm për Allahun. Urimet më të mira qofshin mbi ty o Pejgamber (i Allahut), mëshira dhe lavdërimet e Allahut qofshin gjithmonë mbi ty. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robtë e mirë dhe të çiltër! Dëshmoj se askush tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.) Pastaj thuhet: “O Allah! Kërkoj mbrojtje tek Ti, nga dënimi i varrit, nga dënimi i xhehenemit, nga të këqijat që vijnë gjatë jetës e vdekjes dhe nga sprovimet e dexhalit.” Pastaj mund t’i kërkohet Allahut mirëqenie në këtë jetë dhe tjetrën.

Pastaj përfundojmë namazin duke kthyer fytyrën nga e djathta e më pas nga e majta duke thënë: “Eselamu alejkum ue rahmetullah” (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju!)

Nëse namazi përbëhet nga tri ose katër rekatë ngrihemi përsëri pas thënies së teshehudit dhe ngremë duart paralel me shpatullat duke thënë: Allahu ekber.

Duhet të kryhet ajo që vijon nga namazi, por duke lexuar vetëm suren El Fatiha.

Pas kësaj ulemi duke vënë këmbën e djathtë në pozicion vertikal, duke vendosur të ndenjurat në tokë me shputën e majtë poshtë kofshës së djathtë. Duhet t’i vendosim duart ashtu siç i vendosëm në teshehudin e parë, themi teshehudin të plotë dhe shtojmë: “Allahume sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim. Ineke hamidun mexhid. Ue barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim. Ineke hamidun mexhid.” (O Allah! Mëshiroji Muhamedin dhe familjen e tij, siç i mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij! O Allah! Bekoji Muhamedin dh familjen e tij, siç i bekove Ibrahimin dhe familjen e tij!).

Pastaj përfundojmë namazin me fjalët: “Eselamu alejkum ue rahmetullah” duke kthyer fytyrën fillimisht nga e djathta, pastaj nga e majta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Namazi dhe përshkrimi i tij :: Komentet

No Comment.
 

Namazi dhe përshkrimi i tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: