SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MBULESA E FEMRËS NË FENË ISLAME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 26
Location : ZaKoNiShT → swidin.top-forum.net

21032010
MesazhMBULESA E FEMRËS NË FENË ISLAME


Siç shihet në këtë kohë shumë femra e kundërshtojnë mbulesën duke mos ditur qëllimin dhe vlerën e saj, për çka dhe na ka urdhëruar Allahu xh.sh..

Femra është e obliguar ta bartë mbulesën d.m.th. të vishet me rregull kur të arrin moshën madhore. Megjith atë detyrë e prindërve është që vajzës së vetë t’ia bëjnë shprehi mbulesën që nga hapat e parë, kështu që kur asaj i bëhet e obliguar ta pranoj më lehtë.

Petku i muslimanës është nderim dhe simbol i saj, sipas së cilës njihet në mes të gjithë femrave tjera, ngase kur ajo identifikohet në lakuriqësi (zbulim) as nuk do të njihej e as nuk do të dallohej. Prandaj mbulesa atë e nderon dhe e mbron nga çdo gjë që e shtynë në të keqe dhe në amoralitet. Parashtrohet pyetja nga disa femra duke thënë se Islami i bëri disa veçanti në veshje e poashtu ia kufizoi levizjen atyre. Kurse shumica e dinë se Islami e ka nderuar dhe e ka ngritur pozitën e femrës. Cilët janë faktoret që sipas disa femrave, ia kufizojn lirin atyre? Në këtë kontekst, do të cekim si psikologët i kanë ndarë ndjenjat dhe dukurit përcjellëse duke i zberthyer në tri faza:

1. Njeriu sheh një trëndafil të bukur në një kopsht. Bukuria e tij e fascionon.

2. I hynë në zemër dhe e emocionon.

3. Deshiron ta ketë dhe i afrohet ta këpuse.

Allahu xh.sh. e bëri mbulesen titull nderi duke thenë:

“O Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t’i venë shamit mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (El-Ahzab; 59).

Pra, ato të mos jenë të demtuara nga të amoralshmit, ngase njohja e bukurive të gruas është ofendim për to dhe hyerja e përçarjes dhe të keqës.

Bartja e mbuleses është ibadet, ngase me të i përgjigjemi urdhërit të Allahut xh.sh., ndërsa veshja jo në rregull dhe lakuriqësia është mëkat ndaj Allahut xh.sh.. S’ka dyshim se ai që bënë mëkat ndaj Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit s.a.w.s. , nuk i bënë dëm askujt përveç vetvetës.

I dërguari i Allahut xh.sh. thotë: “I gjithë ymeti im do të hyjnë në Xhennet përveç ati që refuzon. E kush është ai që refuzon, o Resulullah? E pyetën sahabet. Kush më respekton (dmth. indjek udhëzimet e mia), do të hyjë në xhennet, kurse kush nuk më respekton, ai ka refuzuar dëgjueshmerin ndaj meje dhe nuk do të hyjë në xhennet. Përgjigjet Pejgamberi s.a.w.s.

Në kohën e xhahiljetit ( injorancës, primitivizmit) njerzit nuk e kanë mbuluar trupin e tyre, prandaj Allahu xh.sh. thotë: “Dhe rrini në shtëpit e juaja dhe mos shfaqni bukurin tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme!” (El-Ahzab : 33).

Zhveshja dhe zbulimi i trupit është në natyren e kafshëve, dhe askush nuk mund të tentoj kah ajo, pos kur bie nga posti njerzor, nga pozita, të cilen ia ka caktuar Allahu xh.sh., pozit në të cilën natyra e tij e kerkon mbulimin dhe mbrojtjen e trupit (nga shikimet e të tjerëve). Për këtë thenja se lakuriqësia, amoraliteti është art dhe bukuri, është argument se natyra e thënesit është ndryshuar dhe është argument për prapambeturin e këtij personi.

Përparimi i njeriut është ngusht i lidhur me përparimin e tij në mbulimin e trupit. Gjithëmon përparimi dhe civilizimi ka shkaktuar edhe deshiren për ta mbuluar trupin, kjo njihet nga historia e njerzimit, ndërsa degjenerimi gjithmon ka nxitur zhveshjen dhe çrregullimet nga aspekti i moralit. Ai që mendon mbi tekstet e sheriatit dhe lexon histrorin, do t’i kuptopj demët e lakuriqësis në ketë botë dhe tjetëren.

Ja disa nga demët përfundimtare të pa deshirushem;

· zbulimi i bukurive të femrës shkatrron moralin dhe pasurin, dhe e benë femren mall të lirë, i cili i ekspozohet çdokujtë,

· shkatrrohet morali edhe të pjestaret e gjinis mashkullore;

· shkatrrohen lidhjet familjare ( përhapet mosbesimi ndërmjet antarëve të familjes);

· fillon tregtia me femra dhe keqtrajtimi i çdo femre, pa marrë parasysh moralin e saj;

· përhapen smundje.

Pra, motra ime muslimane; a nuk e kupton fjalën e Pejgamberit s.a.w.s. ; “Largo pengesen nga rruga e muslimanëve”.

Nëse largimi i pengesës nga rruga është prej degëve të imanit, a thua vallë cila është më e dëmshme guri dhe therra në rrugë apo fitnja e cila shkatrron zemren, prish trurin dhe përhap amoralitetin ndër besimtarët?

Për çdo të ri që sprovohet prej teje, me të cilen veper e largon nga përmendja e Allahut xh.sh. dhe nga rruga e drejt, do të denohesh për këtë kurse dënimi i Allahut xh.sh. është i pa përshkruar.

Nxito ta rrespektosh Allahun xh.sh. dhe leri pas shpire kritikat dhe kërcenimet e njerëzeve, ngase llogaria e Allahut xh.sh. është shumë më e madhe dhe më e rendë.

Islami për ta qetësuar dhe mëshiruar jetën e saj e benë femren të ndershme, të pastër dhe e mbron nga të tjerët.

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit) të ruajn pjesët e turpëshme të trupit tyre, se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që e bejnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, te ruajn pjeset e turpshme të trupit të tyre, të mos i zbulojn stolit e tyre që janë të dukshme, le të vejnë shamit mbi krahrorin e tyre dhe mos tua tregojn bukurit e tyre askujt përveq burrave vetë, djemëve të vet ose djemëve të burrave të vet, vëllezëreve të vet ose djemëve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësin e tyre, ose sherbetoreve nga meshkujt të cilët nuk ndijen nevojë për femra, ose fëmijet që nuk kanë arritur pjekurin për gra. Le të mos kërcasin me kembët e tyre për të zbuluar fshehtësin nga stolit e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyr që të gjeni shpetim”. (En-Nur; 30-31).

Femres nuk i është lejuar të zbuloj asgjë më shumë, përpos fytyres dhe duarëve, kurse pjeset e tjera të trupi është e obliguar t’i mbuloj.

Mbulesa, rroba e femres nuk duhet të jetë e stolisur e pispillosur me ngjyra provokuese të cilat i terheqin shikimet e meshkujve.

Mbulesa nuk duhet të jetë e tejdukshme, ashtu që nën të vërehen pjeset e trupit. Pejgamberi s.a.w.s. thotë; “Në fundin e ummetit tim do të ketë gra të mbuluara por të zbuluara. Koka e tyre do t’i kenë sikur gungat e deveve. Mallkoni ato, sepse ato do të jenë të mallkuara. Ato nuk do të hyjn në xhenet,e as që do ta ndijen eren e tij, kurse era e tij ndihet aq larg”.

Pra, ky është argument se veshja e një rrobe të tejdukshme konsiderohet si mëkat i madh.

· Mbulesa duhet të jetë e gjerë me qëllim që të mos vijzohet trup.

· Mbulesa nuk duhet të jetë e parfumosur, ngase Pejgamberi s.a.w.s. thotë; “Cilado femër që parfumoset dhe kalon pranë njerëzeve e këta e ndijen eren e saj, për ta konsiderohet sikur ajo të ketë berë punë të pamoralshme”.

· Mbulesa nuk duhet t’i përngjaj veshjes së meshkujve. Ebu Hurejrete r.a. transmeton se; “Pejgamberi s.a.w.s. e ka mallkuar mashkullin i cili vesh rrobat e femres dhe femren e cila vesh rrobat e mashkullit.”

· Mbulesa nuk duhet t’i përngjaj rrobave të jo besimtarëve. Pejgamberi s.a.w.s. thotë; “Kush identifikohet me një popull ai është nga ata (dmth. u takon atyre)”.

· Mbulesa nuk duhet të jetë nga rrobat me të cilat deshirohet të vihet në dukje mes njerëzeve, pa marrë parasysh është ajo rrobë e shtrejt dhe vishet nga krenaria ose edhe e pa vlefshme, e keqe e arnuar dhe vishet për shkak të ultësisi dhe dyftyrsisë.

Pasiqë mendojm rreth kushteve të lartëpërmendura të mbulese islame, bëhet e qartë se shumica e femrave të cilat mendojn se janë të mbuluara, në realitet janë të zhveshura, ngase në veshjen e tyre nuk gjenden kushtet e lartëpërmendura. Armiqët e islamit mundohen me të gjitha potencialet që ta asgjësojn atë, mirëpo Allahu xh.sh. i shkatrron tendecat e tyre dhe i përforcon besimtarët edhe më tepër në ketë fe. Për këtë shkak ata ndryshuan metodat e tyre. U paraqiten me ide të fëlliqura, me të cilat donin të nxjerrnin këtë dlirësi dhe drejtësi të Islamit nga drejtimi i saj hyjnor. Paraqiten fotografi të trilluara të mbuleses “bashkohore” si “zgjedhje e mesme”*1

Thanë: Edhe Zoti është i kënaqur por edhe shoqëria*2 e pranon.

Kjo u prit shumë mirë nga disa vajza jo të ndershme, të cilat nuk kishin guxim të dalin të pa mbuluar kinse nga rrespekti i shoqëris muslimane, dhe veshen këtë “mbules”, me të cilen armiqët i realizuna qëllimet e veta.

Për këtë shkak, oj vajzë me “mbules bashkohore” mos mendo se mbulesa jote është sipas parimeve të sheriatit, ose është ajo mbules e cila e kënaq Allahun xh.sh. dhe Pejgamberi s.a.w.s. Mos thuaj: “Unë jamë më e mirë se ato që janë të zhveshura”, sepse nuk merret shembull nga e keqja. Zjarri është shkall- shkall, mu ashtu siq është edhe xhenneti shkall-shkall. Për këtë shkak merri shembull motrat e tua, të cilat vishen me mbules të përcaktuar me sheriat.

Eja në pendim të sinqert, pas të cilit nuk ka mëkat dhe nxito të pendohesh, oj robresh e Allahut xh.sh. dhe ki kujdes fjalën: “Do të pendohem, do të falem, do të mbulohem ...”, ngase vonimi i pendimit është mëkat, për të cilin duhet pendim tjetër. Thuaje atë që e kanë thenë besimtarët dhe besimtaret më parë:

“Degjuam dhe rrespektuam (urdhërin). Kërkojm falejn Tendë, o Zoti ynë! Vetëm të Ti është përfundimi ynë!” (El-Bekare; 285).

Të dashura motra muslimane e lus Allahun xh.sh. që më këto pak fjalë ta kuptoni vleren e mbuleses; sa më parë të mbuloheni e pastaj do të bindeni edhe vetë. “Falënderimi i takon Allahut Zotit të botërave”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

MBULESA E FEMRËS NË FENË ISLAME :: Komentet

No Comment.
 

MBULESA E FEMRËS NË FENË ISLAME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: