SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tokën ua morën, tani ua nxjerrin organet...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
administrator
administrator


Numri i postimeve : 82
Points : 243
Join date : 25/06/2009
Location : zakonisht swidin.top-forum.net

21032010
MesazhTokën ua morën, tani ua nxjerrin organet...

Shihet qartë se në Palestinë në thelb, po bëhen krime sikur askund tjetër në botë, ashtu që, sikur, përveç kësaj, është unike edhe natyra e okupimit të kësaj toke në mbarë historinë njerëzore. (Dr. Jusuf Kardavi).

Megjithatë i vetmi që bëri diçka për këtë, është Homeini, i shumurryeri i Perëndimit, gjyshi plak me mjekër të bardhë dhe me vështrim të ngrysur! Pas më shumë se 30 vjetësh okupimi dhe 20 vjet nga okupimi i plotë Jerusalemit, Al-Kudsit - siç e quajnë arabët këtë qytet, në muajin gusht 1979, Homeini u bëri thirrje myslimanëve të mbarë botës që xhumaja e fundit e muajit Ramazan t’i dedikohej Kudsit. Xhumaja e fundit e Ramazanit njihet si “Dita e Kudsit” (sot këtë ditë e shënojnë edhe jomyslimanët, por edhe disa grupe çifute antisioniste), dhe të solidarizohen me të drejtat legjitime të myslimanëve palestinezë, të cilët i janë ekspozuar një terrori dhe padrejtësie të Fuqive të Mëdha, ku Izraeli është eksponenti dhe ekzekutori kryesor. Sot, edhe pas 30 vjetësh, e gjithë bota, madje edhe myslimanët, të lodhur, çdo ditë e në vazhdimësi edhe më tej vërejnë dhe janë në pritje se a thua kur do ta ndërpresë qenia njerëzore krimin dhe padrejtësinë ndaj popullit të përvuajtur palestinez?Fjalimi i fundit historik i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, mbajtur këtë verë në Kajro, përgjithësisht është përshëndetur në mbarë Botën Arabe. Ajo që arabët nuk e pëlqyen nga ky fjalim, ishte barazimi i fajtorëve dhe përgjegjësve për luftën izraelito-arabe. Po insistimi i tij për zgjidhjen e këtij burimi të mosbesimit dhe konfliktit në botë, i sfidoi arabët e ndjeshëm, saqë tone të qeta erdhën edhe nga kundërshtarët
më të mëdhenj të procesit paqësor arabo-izraelit.

Sot konflikti është komplikuar edhe më tepër nga përleshjet në mes grupeve rivale palestineze

Shumica akoma shpresojnë për realizimin e premtimit të Obamës për një angazhim më intensiv për sanimin e plagëve në raportin në mes Lindjes dhe Perëndimit.
Megjithatë, ajo që po ngjet në terren, paralajmëron se agonia palestineze, nëse vazhdon me këtë tempo dhe me këtë sjellje nga ana e Izraelit, do të zgjasë së paku edhe për tridhjetë vjet të tjerë! Sot konflikti është komplikuar edhe më tepër nga përleshjet në mes grupeve rivale palestineze. Ndërsa për varfërinë, lodhjen, shkatërrimin dhe shfarosjen e infrastrukturës, është e tepërt të flitet! Duke parë sjelljen e disa prijësve arabë dhe në përgjithësi të myslimanëve, duket sikur edhe ata janë lodhur nga “problemi palestinez”! Krahas gjithë fatkeqësive dhe presionit që palestinezët kanë nga regjimi okupator-kolonialist izraelit, siç është: ndërtimi i vendbanimeve të reja të kolonëve çifutë në Bregun Perëndimor (me gjithë kundërshtimin nga ana e ShBA-së); lufta mediatike në mes Suedisë e Izraelit edhe më shumë i hedh kripë plagës së quajtur “Palestinë”...
Për se është fjala në të vërtetë? Një luftë e vërtetë shpërtheu në mes gazetave (medieve, portaleve) izraelite dhe atyre suedeze, kur gazeta më e madhe suedeze “Aftonbladet“ më 26 gusht të këtij viti, botoi një tekst ku gazetari Donald Bostrom shkruante dhe bënte thirrje për një hetim për skandalin ndërkombëtar të tregtisë me organe të cilat ishin gjetur nga ana e IDF-së (Forcat Mbrojtëse Izraelite). Vini re!? Lexoni me kujdes: Organet janë nxjerrë nga djemtë dhe vajzat palestineze, qoftë para ose pas vrasjes nga ana e IDF-së (në protesta, përleshje, etj.) Viktimat – të rinjtë, pas likuidimit sipas procedurës dërgoheshin në spital për shkak të gjoja obduksionit, kurse më vonë i ktheheshin familjes “anembanë të qepur”. Dyshimet për vjedhjen e organeve, respektivisht vrasjes për shkak të nxjerrjes së organeve (çfarë është ndërtimi i vendbanimeve në krahasim me këtë krim?) qenë shfaqur për herë të parë qysh në vitin 1995.“Mund të më quani si “shkues” / “mblerës” (matchmaker)“ - ka thënë Levy Ishak Rosenbaum, nga Bruklini, ShBA, në një bisedë të incizuar me agjentin e FBI-së, për të cilin kishte besuar se ishte klient. Dhjetë ditë më vonë, nga fundi i korrikut të këtij viti Rosenbaum është arrestuar në Nju-Xhersi pas një afere pastrimi parash dhe tregtie me njerëz: rabinë, politikanë, zyrtarë të besueshëm civilë - janë të inkuadruar në pastrim parash dhe në tregti ilegale me organe.



“Mblesëria e Rosenbaumit nuk kishte asnjë lidhje me romancën. E tërë puna e tij ishte e lidhur me shitjen dhe
blerjen e veshkave nga Izraeli në tregun e zi.“ - shkruan Bastrom në medien suedeze “Aftonbladet.“ Ai përmend se në fillim të viteve ’90, derisa Ehud Olmert ishte Ministër i Shëndetësisë, filloi fushata e regjistrimit të donatorëve të organeve me qëllim të ngritjes së vetëdijes për dhurimin e organeve. Ç’është e vërteta, fushata në fillim dha rezultate të caktuara, por dallimi në mes kërkimit dhe dhurimit të organeve, edhe më tej do të mbetet i pandryshuar. Dhe, ç’pasoi në të vërtetë?!Nëse Izraeli do t’i kishte të gjitha zgjidhjet, nuk do të duhej
të pritej kaq shumë. Është e nevojshme vetëm të hidhet një sy në memoaret e viktimave të holokaustit dhe të
lexohen tregimet mbi vuajtjet e hebrenjve që u nënshtruan nga ana e nazistëve. Pra, llamba nuk duhej të shkëlqente aq shumë - që mendja e prishur të ndiente atë që Bastrom zbuloi dhe ia botoi publikut të gjerë.

Zhdukja e Palestinezëve të rinj

“Dhe derisa fushata kalonte, nga fshatrat e Bregut Perëndimor filluan të zhdukeshin të rinjtë palestinezë.
Pas pesë ditësh ushtarët izraelitë i kthenin të vdekur, me trupa të prerë dhe më pas të qepur. Tregimi për këta trupa i tmerroi banorët e territoreve të okupuara.
U përhapën fjalë për një numër dramatik të të zhdukurve, gjë që bëri që të ndiqej varrimi i trupave të bërë gjoja autopsi gjatë natës.” -, shkruan Bastrom. “Në atë kohë”- shton gazetari suedez, “ isha në rajon duke shkruar librin, dhe në disa raste më afrohej një numër i caktuar i njerëzve nga OKB-ja, të cilët tregonin brengën e tyre për zhvillimin e ngjarjes. Personat që më kanë kontaktuar, treguan se kishte pasur vjedhje organesh dhe se atyre u ishte ndaluar të ndërmerrnin diçka në lidhje me këtë. Me detyrë të një Radio-televizioni kam udhëtuar gjithandej duke intervistuar një numër të madh familjesh palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Gazë; duke u takuar me prindërit që thoshin se djemve të tyre u ishin marrë organet para se të vriteshin.”



Bastrom si shembull tregon edhe fotot e Bilal Ahmed Ghani-t, një palestinez i ri, i cili, duke hedhur gurë ndaj forcave izraelite në një protestë, u vra në pritë dhe trupi i të cilit qe marrë e, kur i ishte kthyer familjes, trupi i tij kishte qenë i prerë dhe i qepur deri në fyt. Me afera të tilla, si marrja e organeve, vrasja për qëllime të tilla, paralajmërimet për ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe prishja e premtimeve të Këshillit të Sigurimit nga ana e Izraelit, - krijimi i kushteve për procesin paqësor duket naiv. “Shihet qartë se në Palestinë në thelb, po bëhen krime sikur askund tjetër në botë, ashtu që, sikur përveç kësaj, është unike edhe natyra e okupimit të kësaj toke në mbarë historinë njerëzore.” - është shprehur në mënyrë të shkëlqyer kohë më parë në një intervistë,
dijetari i njohur Dr. Jusuf Kardavi. “Të gjithë myslimanët në botë janë të obliguar të japin kontributin e tyre për
çlirimin e Palestinës... Dëshiroj t’ua tërheq vëmendjen të gjithë njerëzve, se okupimi dhe kolonizimi i Palestinës
nga ana e Izraelit është diçka shumë e ndryshme nga ajo që shohim në të gjithë botën!” - deklaron më tej Dr.
Kardavi, duke sqaruar se, në dallim nga okupimet dhe kolonizimet e tjera që janë të përkohshme, okupimi dhe kolonizimi që ka bërë Izraeli, është me të vetmin qëllim: Qëndrimin e gjatë, pa marrë parasysh koston e çmimit!Dhe që këtu myslimanëve të sotëm u qofshin për hajër edhe 30 (apo 300) vjet luftë për Kudsin, duke
shpresuar në një sukses të madh!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://swidin.top-forum.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tokën ua morën, tani ua nxjerrin organet... :: Komentet

No Comment.
 

Tokën ua morën, tani ua nxjerrin organet...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: