SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 Temat 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
07042010


'Pabesimtar', 'mosbesimtar' apo 'jobesimtar'

Tri janë parashtesat e gjuhës shqipe me të cilat fjalëve u jepet kuptim mohor: pa, mos dhe jo, p.sh.: i padrejtë, padrejtësi, mosveprim, jozyrtar.

Ndonëse që të gjitha kuptim mohor u japin fjalëve, nuk bën të përdoren në vend të njëra-tjetrës, pra ka rregulla që përcaktojnë prej cilave fjalë formohen fjalët me kuptim mohor të tyre me këtë parashtesë dhe prej cilave me atë parashtesë.
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 561
05042010


Nevojitet për besimtarin që dëshiron të cilësohet me këtë cilësi të lartë që ta largojë nga zemra e tij dashurinë e epsheve dhe ta mbushë atë me dashurinë e Allahut. Personat e sinqertë edhe kur bëjnë ndonjë punë të kësaj bote që nuk ka kurrfarë lidhje me adhurime si shembulli i gjumit apo ngrënies dhe pirjes etj.

Allahu krijesat e Tij i krijoi vetëm për një qëllim, e ai është adhurimi i Allahut të Lartësuar....
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 337
03042010


All-llahu xh.sh. çdo populli i ka përcaktuar nga një ditë madhështore brenda javës për t’u tubuar, për ta përkujtuar njëri-tjetrin, për të qajtur hallet e njëri-tjetrit, për ta përkujtuar Ditën kur All-llahu xh.sh. gjithë njerëzimin do ta mbledhë në një vend për t’u gjykuar sipas drejtësisë së Tij absolute. Mbasi ne si ummet i Muhammedit a.s. jemi ummeti më i mirë që e ka krijuar Zoti në tokë, është e kuptueshme se neve na takon edhe dita...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 1174
28032010


Namazi është një akt i detyrueshëm i adhurimit për muslimanët. Rëndësia e Namazi është dhënë në Kur'an.

Zoti thotë: "Vërtet, Lutja e largon nga paturpësi". (29:46) suret lukman
Përfitimet e Namazi janë si më poshtë:

1.Namazi është një ushtrim që redukton kolesterolit në trup që shkakton dështimet e zemrës, goditje, diabeti dhe Sëmundjet e shumë të tjera.
2.Namazi është një ushtrim që pengon dispepsi.
3.Në namazin pjesën e rrit Tekbirin...
 
nga culi - Komentet: 0 - Shikime: 676
28032010


Fjala abdest rrjedh nga gjuha persiane dhe përbëhet prej dy fjalëve: āb – ujë, dhe dest – dorë. Në gjuhën arabe për nocionin abdest, është fjala ‘el-vuduu’ dhe rrjedh prej fjalës ‘vedue’‘jevduu’ ‘vuduen’ dhe ‘vedaaeten’ që do të thotë: bëhem i mirë, i bukur, i pastër. Ndërsa, ‘el-vuduu’ (abdesti) si term fetar nënkupton larjen dhe fërkimin me qëllim (nijet) të caktuar të pjesëve të caktuara të trupit, e të cilat janë: koka, fytyra, duart...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 617
26032010


Pasiqë All-llahu i Madhëruar e krijoi
babain tonë Ademin a.s. dhe bëri që Melaiket ti bijen në sexhde atij dhe
ndodhija e Iblisit (Shejtanit) se si e kundërshtoi urdhërin e All-llahut dhe
refuzoi të bije në sexhde, pastaj se si All-llahu e mallkoi shejtanin dhe e
largoi nga

mëshira e Tij përgjithmonë dhe All-llahu e afatizoi
Iblisin që...
 
nga davud - Komentet: 0 - Shikime: 300
22032010

1. Mësova se suksesi nuk është gjithçka, por ajo që kërkohet është dëshira për sukses.

2. Mësova se jeta i ngjan një ndeshjeje boksi, ku me rëndësi nuk është nëse i ke humbur të gjitha raundet, por e gjithë ajo që kërkohet prej teje është ta rrëzosh kundërshtarin me një goditje të fuqishme në disa sekonda dhe kështu të dalësh fitues.

3. Mësova se nëse njeriu dëshiron të ketë sukses, atëherë duhet të largohet nga personat që janë pesimistë, negativë, të mërishëm..., për shkak se nëse jemi larg tyre, konsiderohet më pak e dëmshme sesa po të jenë me ne. Pesimizmi, negativiteti,...
 
nga culi - Komentet: 0 - Shikime: 374
22032010

1. Mësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është njësoj si ujitja. S'ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjellë nga mendimet tona pozitive ose negative.

2. Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me provime; kurse në jetë ballafaqohemi me provime, pastaj mësojmë gjëra.

3. Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj.

4. Mësova se nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për ku je nisur të...
 
nga culi - Komentet: 0 - Shikime: 479
22032010

Shkëputur nga Libri "Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah". Falënderimi i takon Atij që e zbriti librin (Kuranin) në gjuhën e pastër arabe, ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e tij, Muhamedin sal-lallahu alejhi ue sel-lem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Këtë libër e bëra për një arsye të vetme për të cilën do të flas më vonë, duke u munduar që të bëj përmbledhjen e argumenteve dhe të fjalëve të dijetarëve...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 282
21032010


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Pastërtia nga dy papastërtitë – nga papastërtia e vogël (e që është çdo gjë që e prish abdesin) dhe nga papastërtia e madhe (e që është të qenët xhunub, menstruacionet dhe lehonia)....
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 561
21032010


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Namazi është një vepër adhurimi që përfshin fjalë dhe veprime të caktuara. Ai fillon me tekbir (duke shqiptuar: Allahu ekber) dhe mbaron me teslim (duke shqipuar: eselamu alejkum ue rahmetullah).

Kur dikush do...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 425
21032010

Sheik Muszaphar Shukor, astronauti i parë musliman i cili agjëroi në gjithësi

Derisa kam agjëruar dhe jam falur në gjithësi, kam ndjerë momentin më magjik në jetën time.
Sheik Muszaphar Shukor, astronauti i parë musliman i cili agjëroi në gjithësi.
Pas disa tentimeve të pasuksesshme, si shkak i të zënurit e tij të tepërt, këto ditë përfundimisht patëm sukses të bëjmë intervju me të.

Në bisedën tonë eksluzive për magazinën tonë, Sheikh Muszaphar tregon...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 337
21032010


Shpesh dëgjojmë ankesa rreth çështjes së namazit. Shpesh hasim pyetje rreth këtij
obligimi, si: pse nuk po mundem të koncentrohem në namazin tim? Si të arrij që të
kem rehati dhe kënaqësi në namazin tim?, e pyetje tjera të ngjashme. Tema të shumta
janë publikuar në web faqet islame rreth çështjes së namazit dhe pyetjeve të shumta
u janë dhënë përgjigje për këtë shtyllë të fesë.


Për nxitjen e faljes së namazit me rregull...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 365
21032010


"Sure me ajete që flasin mbi namazin:

El Bekare
Ali Imran
En Nisaë

El Maide
el-En`amë
El A`rafë

El Enfalë
Et Tevvbe
Junus

Hudë
Er Ra`d
Ibrahim

El-Hixhr
El Israë
Merjeme

Ta Ha
El Enbija
El Haxhxh

El Mu`minunë
En...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 497
20032010

Allahu s.v.t thotë:{Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaj kah lindja ose perendimi, por mirë si e vërtet është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e falë namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit}. El-Bekare 177 Transmetohet nga Umer ibn Hattabi r.a se ka thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 368
20032010


ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është...
 
nga B£hĄ - Komentet: 0 - Shikime: 285
07102009

Në fillim, kur u obligua namazi, nuk ishin të ndaluara bisedat të cilat nuk kishin të bënin me namazin sikurse përshëndetja me selam, kthimi i saj, etj. Por më vonë, pasi kaloi një kohë nga obligimi i namazit, u ndaluan të gjitha bisedat që nuk kishin të bënin me të. Prandaj, juristët islamë, kur e shtjellojnë këtë problematikë, theksojnë se ekziston konsensus (ixhma), që nëse flasim në namaz qëllimisht, atëherë namazi prishet dhe nuk pranohet .

Por, nëse ndodh të flasim në namaz nga harresa ose nëse dalim nga namazi duke menduar se e kemi përfunduar atë dhe flasim, atëherë a konsiderohet...
 
nga Admin - Komentet: 0 - Shikime: 444
03092009

Artikull Ebu Hanife

Shkollat juridike, merren me interpretimin juridik të rregullave të Islamit, që nxjerren nga burimet kryesore të Fesë Islame, Kur'anit dhe Sunnetit si dhe disa burimeve të tjera. Janë katër shkolla juridike islame që respektohen nga sunnitët dhe një shkollë juridike që respektohet nga shiitët. Shkollat juridike njihen edhe me emrin medh-heb.

* Medh-hebi Hanefi, i përhapur në Pakistan, Banglladesh, Indi, pjesën kryesore të Turqisë, Ballkan, në një pjesë të Sirisë dhe Irakut etj.
* Medh-hebi Shafi, i përhapur në Egjipt, disa pjesë të Afrikës...
 
nga Admin - Komentet: 0 - Shikime: 560
03092009

Shumica e muslimanëve në botë, i takojnë drejtimit Sunni, që njihet edhe si Ehli Sunnet. Sunnitët preferojnë termin "sekt" për të gjitha grupacionet e tjera. Një numër i madh i grupacioneve, janë të degëzuara në nëngrupe të ndryshme, një pjesë e të cilave sot janë inekzistente, mirëpo ende gjenden nëpër libra të ndryshme. Gjithsejt numri i sekteve dhe nëngrupeve të tyre arrin në 73.
Sektet islame, në shumicën e rasteve janë krijuar me qëllime politike, gjatë mosmarrëveshjeve të grupeve të interesit, në caktimin e halifëve (kalifëve), prijësve të muslimanëve. Sektet, janë një mënyrë...
 
nga Admin - Komentet: 0 - Shikime: 2063
03092009

Shtyllat e Fesë Islame

Deklarata Islame/Shahadeti"Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu "

"Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij", e cila duhet të shprehet me gojë nga një person, por edhe të besohet me zemër.

* Shtylla e dytë është Namazi, falja e pesë kohëve të namazit në ditë.

* Agjërimi në muajin e Ramazanit.

* Zekati, që është "detyrim" nga pasuria, të cilin e japin vetëm...
 
nga Admin - Komentet: 0 - Shikime: 399
 Shko tek faqja : 1, 2  NextMbrapsht në krye 
Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët:Asnjë
Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
-
Kërce tek:  
Mesazhe të reja Mesazhe të reja
Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
Lajmërim Lajmërim
Global announcement Global announcement
Ngjitës Ngjitës